LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Flamur Gashi, shpallet më i miri në Evropën Juglindore

Ambasadori Flamur Gashi, shpallet më i miri në Evropën Juglindore

Angazhimi i ambasadorit të Shqipërisë në Sarajevë, Flamur Gashi është vlerësuar nga një grup i agjencive që përcjellin performacën e politikanëve në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Gashi ka marrë mirënjohjen më të lartë rajonale, çmimin special “Ambasadori më i mirë në regjionin e Evropës Juglindore dhe Qendrore“, që ndahet nga Agjencia e Pavarur Rajonale për zgjedhjen dhe promovimin e menaxherëve dhe kompanive më të mira në Bosnje e Hercegovinë, Evropë Juglindore dhe Qendrore dhe nga Shoqata Evropiane e Menaxherëve në Bosnje e Hercegovinë dhe revista “Euromenager”.

“Juria ka marrë parasysh tek personaliteti i Ambasadorit GASHI, shërbimet e mëdha që bën si njeri, që përhap energji pozitive, punon dhe ndërton bashkëpunim dhe miqësi, duke krijuar kushte për bashkëjetesë sa më të mirë, me angazhimin dhe shembullin e tij personal, për lidhjen e vendeve, njerëzve dhe biznesit”, thuhet në tekstin e dekoratës.


Ambasadori shqiptar Flamur Gashi ka thënë se ky është një vlerësim për diplomacinë shqiptare dhe kontributin e saj për një Ballkan në paqe, siguri dhe harmoni të plotë.

“Është kontribut për bashkëpunimin rajonal në të gjitha sferat e jetës, për qarkullimin e lirë të njerëzve, ideve dhe mallrave, njohjen dhe respektim e ndërsjellë, si dhe rrugëtimin e të gjithë rajonit tonë drejt Europës së Bashkuar“, ka thënë ambasadori Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori