LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori italian në Kosovë: Rregullojeni imazhin e shtetit

Ambasadori italian në Kosovë: Rregullojeni imazhin e shtetit

Ambasadori italian në largim, Andreas Ferrarese, ka deklaruar se MSA jep mundësi për Kosovën, por nuk është një dhuratë që sjell menjëherë parash. Sipas tij, do të varët nga kosovarët sa do të arrijnë të jenë konkurrues në një treg evropian, por shton se MSA është lehtësim për të huajtë që vendosin të investojnë në Kosovë.

Duke folur për ekonominë, ai tha se Kosova ka disa pika të forta, siç është rinia me një talent që nuk ia lëshojnë rrugën asnjë vendi evropian, pastaj se vendi nuk ka borxhe publike, dhe se Kosova ka bërë një lidhje drejt tregut evropian.

“Problemi i parë që keni është i informimit: vendet kryesore akoma nuk e kanë një perceptim për jetën në Kosovë. Televizionet kur flasin për Kosovën, flasin për imazhe të njëjta me tanke dhe ushtri, e kur vinë këtu shohin një jetë tjetër. Është një vend ku mund të jetoni më sigurt e të dilni lirshëm”, tha Ferrarese.

Në një intervistë për RTK ai ka përmendur edhe rastet kur mashtrues të ndryshëm kanë tentuar të përfitojnë nga investitorët italianë, raste këto që kanë ndodhur para se të vinte ai si ambasador në Kosovë.