LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja gjermane kërkon dialog në vend të dhunës në Kosovë

Ambasadorja gjermane kërkon dialog në vend të dhunës në Kosovë

Amasadorja gjermane, Angelika Viets, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit që po ndodhin në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Samuel Zhbogar dha një intervistë të shkëlqyer sot. Kjo ka të bëjë me të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës dhe ka një shumë të komenteve dhe rekomandimeve të cilat të gjithë politikanët në Kosovë duhet t’i kenë parasysh. Unë dëshiroj të theksoj në mënyrë të veçantë që të nxisim fuqimisht fillimin e dialogut në vend të dhunës që ka karakterizuar skenën politike në Kosovë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, edhe Zyra e BE-së në Kosovë, ka reaguar pas ngjarjeve të ditës së sotme në Prishtinë.


“Zyra e BE-së në Kosovë, Përfaqësuesi Special i BE-së, i ka bërë thirrje opozitës që të tregojnë respekt për institucionet e popullit të Kosovës, të përmbahen nga dhuna që kërcënon sigurinë e njerëzve dhe funksionimin normal të shkollave dhe shërbimeve publike”, shkruhet në reagimin e zyrës së BE-së.