LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja Shala tmerrohet me pamjet dhe rrëfimet në Kumanovë (Foto)

Ambasadorja Shala tmerrohet me pamjet dhe rrëfimet në Kumanovë (Foto)

Komisioni Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut është i interesuar shumë që t’iu ndihmojë shqiptarëve të Kumanovës për të kaluar gjendjen e tmerrshme në të cilën gjinden ata nga konflikti i fundit që ndodhi aty, si dhe për të iu ndihmuar që ata të kenë të drejta të barabarta karshi qytetarëve maqedonas në Maqedoni. Kështu tha ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Right Commission, Elvana Shala, në një konferencë të mbajtur për media, pas vizitës së djeshme zyrtare në Kumanovë.

Ajo tha se gjendja që kanë parë atje dhe atë çfarë ata kanë dëgjuara gjatë vizitës së djeshme, së bashku me anëtarë të tjerë të huaj të këtij komisioni, ka qenë me të vërtet e tmerrshme për një vend të Evropës së shekullit XXI.

Sipas saj, Kumanova është në një gjendje të rrënuar e cila ka nevojë për ndihmë dhe solidaritet të njerëzve.


Këtë gjendje ajo e krahasoj me atë të luftës sonë të fundit para 15 viteve.

“Kemi vizituar disa familje, ndër to edhe familjen e Fehmi Ramadanit, i cili na dha rrëfimet më të fuqishme për të gjit ha ngjarjet e ndodhura për dy ditë rresht në Kumanovë. Ata treguan qartë se çfarë kishin përjetuar tmerrin, që ndoshta me shumë fjalë mund ta quaj ne e përjetuam 15 vite më herët. Kumanova ndodhët në një situatë që sot më së shumti duhet vëzhguar dhe më së shumti duhet të mbështet jo vetëm nga komisionet botërore për të drejtat e njeriut por nga secili prej nesh. Ne u munduam dje që të marrim disa histori të cilat neve do na hyjnë në punë si komision për të drejtat e njeriut, mirëpo duke e pasur parasysh që për të pasur një iniciativë konkrete nuk është e mjaftueshme vetëm një vizitë njëditore në gjithë atë ngjarje, në gjithë atë tragjedi që ne pamë”, tha Shala.

Sipas Shalës, gjatë kësaj vizite ata kanë vu në fokus se populli shqiptarë i Kumanovës po diskriminohet shumë dhe sipas saj ata do të angazhohen maksimalisht që të punojnë sa më shumë në drejtim të respektim it të të drejtave të barabarta.

“Ajo që ne në fokus të veçantë vërejtëm edhe nga rrëfimet e njerëzve ishte diskriminimi që i bëhej popullit shqiptarë të Kumanovës karshi popullit Maqedoni. Ne si komision botëror për të drejtat e njeriut u fokusuam që të punojmë më tepër në këtë çështje për të iu ndihmuar në respektimin maksimal të të drejtave të tyre karshi popullit maqedonas me të cilët ata veç bashkëjetojnë. Mirëpo për këtë neve na duhet një mbështetje e fortë e popullit të Kumanovës për të bashkëpunuar së bashku dhe për të adresuar të gjitha kërkesat, vështirësitë dhe nevojat të cilat ata kanë direkt në Kombet e Bashkuara. Ajo që mund të them është se kamë përjetuar tmerrësisht rëndë gjithë atë situatë që kanë parë dhe jo vetëm unë por edhe pjesëta rët e komisionit që më shoqëruan dje kemi ngelur totalisht të shokuar me të gjitha pamjet dhe rrëfimet që kemi dëgjuar nga populli i Kumanovës”, tha ajo.

Ajo ritheksoi disa herë se atyre iu duhet edhe pak kohë në mënyrë që të mbledhin sa më shumë informacione mbi këtë gjendje dhe të thellojnë bashkëpunimin me shqiptarët e Maqedonisë në mënyrë që të dinë më shumë për gjendjen e tyre dhe të kenë më të lehtë të iu ndihmojnë./KP/