LAJMI I FUNDIT:

Ameba dhe shqiptarët

Ameba dhe shqiptarët
22 Nov 2014, Kosovo --- Nov. 22, 2014 - Prishtina, Kosovo - Kosovo's independent political analyst Fadil Lepaja, sitting next to his home library in Pristina, Kosovo's capital city. Lepaja, is one of most active public figures in political and social opinions and analyst in the country's level, his main field of interest depict the national traditional policy making analysis, as well as international relations. (Credit Image: © Vedat Xhymshiti/ZUMA Wire) --- Image by © Vedat Xhymshiti/ZUMA Press/Corbis

Dikur kur dikush shkonte me pushime jashtë vendit apo edhe më keq kur ikte nga vendi për ndonjë nga mijëra arsyet e mundshme, qoftë politike apo sociale, ai me të vërtetë na mungonte. Ndihej mungesa e tij/saj për të mirë apo të keq. Sido që të ketë qenë, të gëzuar apo të hidhëruar për largimin e tij nga rrethi, ai/ajo me të vërtetë mungonte. Tash kur dikush ikë, në fakt nuk ikë, por vazhdon të jetë prezent në jetën tonë madje edhe më intensivisht, i përditësuar, duke regjistruar çdo gjë madje edhe udhën, pra përmes profilit të tij na mban në rrjedhë me krejt të ( pa)këndshme e udhëtimit. Pastaj arrin për ku është nisur, përqafohet me njerëz, qeshë sa nuk ka qeshur tërë javën dhe krejt këto i përditëson në në albumin e tij të pafund me selfie. Kështu, ne nuk ia ndiejmë mungesën.

Edhe politika, njëjtë. Dikur mezi prisje të dëgjoje thashethemet vesh më vesh me njerëzit më të besuar e tash ato i krijojnë këshilltarët e tyre për rrjete sociale të cilët kujdesen që politika të mos mungojë për asnjë çast nga jeta jonë përplot shkëlqimeve celularësh. Pa bukë edhe mundemi, por jo edhe pa brekët e palara të politikës.


Kështu, politikanët, me mijëra e mijëra përcjellës të blerë apo kureshtarë futen në përditshmërisë tënde përmes rregullimit të profilit tënde ku ti ke lejuar sistemin të të njoftoj jo vetëm për miqtë, por edhe për miqtë e miqve tu virtual. E gjejnë rrugën të paudhët. Financat dhe rrjeti janë të vetmet gjëra për të cilat u bënë.

Kështu, nuk të lënë rehat as në kuzhinë apo tualet, në dhomë gjumi apo në veturë. Herën e fundit kur të kapën duke vozitur dhe llafos me telefonin tënd të mençur t’i pate shpëtuar duke sharë politikën dhe sidomos lidhur me përgjimet e fundit. Policët nuk e duan shefin e shefave prej se djemtë e tij e patën rrahur atë policin fatkeq i cili mendonte se ligji vlen për të gjithë, madje edhe për meritokracinë.

Nejse, sido që të jetë, rrjetet sociale i kanë edhe të mirat. E mbajnë kombin bashkë. Që nga Tivari gjerë në Prevezë gjithkund lëshon dielli… po e dini vargun e famshëm i cili i vë demarkacionin atdheut. Tash ka ndërruar situata rrënjësisht. Lajmërohet tipi nga Alaska, Honkongu, Moska, Melburnit, Rio… pra, nga të gjitha viset e Shqipërisë virtuale dhe na vë gjëmën ose na bënë me flatra. Nga Kuba të akuzon për tradhti apo nga Moska të lavdëron për patriotizëm, me një fjalë kudo që të jesh je me ne, mjafton të kesh pëlqyer ndonjë faqe, apo të jesh shoqëruar me dikë që flet shqip. Në fakt, ishte mit çështja e gjuhës. Shumë nga patriotët tonë modern, nga ata që bëjnë shqipen me duar, para kamerave mezi flasin shqip por kjo nuk i pengon të shprehin më shumë dashuri dhe përkushtim sesa ne që jetojmë aty ku mjalti dhe balta kombinohen në vargun e çdo të dytit poet mediokër. Por, nuk është krejt aq bezdisëse as krejt aq pafundësisht e bukur.

Ka me qindra e mijëra intelektualë shqiptarë nëpër botë të cilët me brengë i përcjellin zhvillimet në vendin e tyre të origjinës edhe pse pak a shumë krejt kjo çka ndodhë së këndejmi pak ose aspak ndikon në jetën e tyre në vendet ku jetojnë. Madje, disa nga ata të cilët duken më të shqetësuar edhe pse jetojnë me mijëra kilometra larg i përcjellin me aq shumë vëmendje debatet në parlamentin global të quajtur Facebook. Qysh e dini edhe vet edhe politika shqiptare këndej dhe andej kufirit është shpërngulur në Facebook. Vetëm votimet i bënë në Parlament. Madje, edhe votimet nuk po arrijnë t’i bëjnë ashtu si u kërkohet. Prandaj, shajnë kundërshtarët në rrjet qoftë vet qoftë përmes sharësve profesionist të cilët kanë zëvendësuar gazetarët e dikurshëm të regjimit.

Politika zhvillohet nëpër sheshe, kafene, në shtëpi kudo që të jesh, mjafton të kesh një telefon të mençur… dhe je pjesë e politikës. Sa më tepër vëmendje merr, vlera jote rritet, pavarësisht se si e arrin këtë. Verë është or vëlla, të gjithë kanë ikur dika dhe politika ka mbetur po aq aktive. Secili lajmërohet prej dikah në parlamentin virtual.

Po, Ameba çfarë kërkon në këtë kolumne verore, të shkruar nga plazhi? Do të thoni se është ndonjë gotë me emër shkencorë, të cilët ua vënë prindërit e apasionuar pas shkencës. Më ka rastisur të dëgjoj për emra nga më të çuditshëm. Njërit për shembull, babai i tij matematikan i kishte vënë emrin Minus. Sa do ta ketë vuajtur këtë i gjori djalë. Por, nuk është emër femre. Është pjesë e debatit për identitetin dhe origjinën e kombit. askënd, një intelektual shqiptar që jeton në Londër paska ironizuar lidhur me debatet për vjetërsinë shqiptare dhe rëndësinë që kjo e ka për të ndërtuar raporte të mira me fqinjët, apo më saktë me të tjerët. “Edhe Ameba e ka origjinën nga shqiptarët”, paska shkrua djaloshi i cili edhe pse politika kosovare asgjë nuk ndikon në jetën e tij në Londër, ai do të ndikojë sadopak që të mos humbim kontaktin kolektiv me realitetin.

Kombi formohet nëpër plazhet e globit dhe shqetësohet për tokën që e la në duar të papërgjegjshme. Protestat vazhdojnë në tokë dhe në rrjet. Vera iku për sivjet. Vjeshta po duket se do të marrë më e nxehtë se vera. Edhe dallëndyshet e para filluan me ikë nga politika. Iku shefi i shefave, dhe mbase do të ikë edhe shefi i tij.

Trimi i mirë me shokë shumë. Si kur vjen, ashtu edhe kur ikë…

Populli ndoshta nuk e ka menduar në kontekst politik këtë thënie, por, pasi po llafi rrëshqiti te përfaqësuesit e popullit e pashë të udhës të thirren edhe në autoritetin suprem. Duhet të bëjmë demarkacionin e kufirit edhe me vetveten. Kush ishte më i vjetër Asdren? Ne apo Ameba?