LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët bëjnë storie televizive për dy vëllezërit kosovarë, me të cilët krenohet Amerika (Video)

Amerikanët bëjnë storie televizive për dy vëllezërit kosovarë, me të cilët krenohet Amerika (Video)
OLYMPUS DIGITAL CAMERA
Dy vëllezër shqiptarë të cilët i mbijetuan fatkeqësive të luftës si fëmijët në Kosovë kanë kthyer ikjen e tyre në një histori të suksesit në Detroit të Amerikës.
Për historinë interesante të vëllezërve është bërë një storie televizive nga Carolyn Clifford, për televizionin “WXYZ-TV Channel 7” në të cilën tregohet jeta e vëllezërve që nga ikja e tyre nga lufta e Kosovës, deri në sukseset e tyre që dikur ishin vetëm ëndërr.

Kjo është një histori “Kundër të gjitha mundësive” rreth dy vëllezërve që ishin mjaft fatlum të largoheshin nga lufta në Kosovë si fëmijë.

Mirëpo rrugëtimi i tyre drejt suksesit është larg nga fundi.


Është një tregim për dy shtete – njeri në luftë, me vdekje dhe shkatërrim e tjetri përplot shpresë, paqe dhe prosperitet.

Është Kosova dhe Amerika, dhe dy vëllezër të vegjël që së bashku me familjet e tyre ikën nga lufta për në Detroit.

Së pari kthehemi tek fillimi.

Imagjinoni të rriteni në një lagje tipike familjare, me shoqëri dhe paqe. Për Edin dhe Etrit Demajn komuniteti i tyre në Kosovë ishte një lagje tipike periferike ku të gjithë shkonin mirë me njëri tjetrin dhe të gjithë njihnin njeri tjetrin.

Më pas, brenda natës, gjithçka mori kahje tjetër. Më 20 mars të vitit 1999, shtëpia e tyre u bombardua dhe të gjithë menduan që ata ishin brenda saj.

Ishte fillimi i luftës në Kosovë. Sllobodan Millosheviq nisi planin e tij sulmues me qëllim të largimit të shqiptareve nga Kosova – pastrim etnik i ngjashëm me atë të Adolph Hitler ndaj hebrenjve gjatë Holokaustit.

Shtëpitë po shkatërroheshin e Etriti dhe Edi panë vrasje në masë e masakra, që asnjë qenie njerëzore nuk do të duhej të ishte dëshmitar i këtyre ngjarjeve. Ata u shpërngulën nga një i afërm tek tjetri.

Ata fjetën për tre ditë në veturë derisa arritën të kalonin kufirin nga Kosova për në Maqedoni, ku do të ishin të sigurt, dhe për çdo rast udhëtuan të ndarë nga prindërit e nëna e tyre u kishte fshehur para në pantallonat e tyre në mënyrë që ata të mund të shkonin në ndonjë shtet tjetër pa prindërit.

Fatmirësisht atyre nuk iu desh të ndaheshin dhe së bashku arritën të kalonin nga Maqedonia për në Amerikë, Detroit ku nisën punë me një restorant të vogël.

Nga aty ata kaluan gjithçka nëpër pasuri të patundshme, duke ndërruar e marrë me qera shtëpi të ndryshme. Etriti mësoi anën bankare përderisa Edi mësoi anën menaxheriale. Pas studimeve Edi filloi të punonte tek shërbimet për pasuri të patundshme Dan Gilbert’s Bedrock.

Sot, vëllezërit nga Kosova janë fytyra e suksesit të dalë nga fatkeqësia. Edi i cili është 30 vjeçar dhe i martuar me një vajzë të lindur në Kosovë, ka themeluar  Rocket Fiber në vitin 2013, me dy  djem të tjerë të cilët gjithashtu kanë punuar në një nga kompanitë e Gilbert. Ai thotë që është njeri nga shërbimet e internetit më të besueshme dhe më së shpejti në rritje në Detroit.

Etrit udhëheq operacionet e përditshme në një kompani të quajtur Hepta Systems, që merret me analizimin e ndërtesave në mënyrë që ti shndërroj ato më efiqiente me teknologji të mençur, transmeton Klan Kosova.

Etriti dhe Edi Etrit gjithashtu janë bashkëpronarë në disa kompani duke përfshirë edhe Reozom, ku kanë të listuar më shumë se një mijë shtëpi për shitje.

Ata gjithashtu kanë investuar në biznese startup.

Mesazhi i tyre është që ju mund të ngriteni nga hiri. Të dy pajtohen që po të jetosh në Amerikë, vendin më të mirë në botë, zgjohuni të entuziazmuar dhe plot dëshirë për punë, sepse nuk ka ku shkon më mirë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori