Pjesëmarrja në “ngritjen e kurthit ndaj ushtrisë” dhe tentativën për puç më 15 korrik e disa emrave që më parë kishin ushtruar detyra në batalionin turk në kuadër të NATO-s në Kosovë dhe njësitet policore në kuadër të EULEX-it, ka bërë që të ngriten pohime se ky shtet është përdorur si “qendër rehabilitimi” nga ana e Organizatës Terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Dërgimi në njësitet policore në Kosovë si mënyrë shpërblimi i disa zyrtarëve të sigurisë turke, të cilët kishin marrë rol aktiv në kurthin ndaj ushtrisë gjatë proceseve Balyoz dhe Ergenekon në Turqi, ka ngjallur mundësinë se këta persona janë dërguar në këtë shtet nga FETO edhe për t’u larguar nga skena e tendosur, edhe për t’u angazhuar në ndonjë detyrë të re të “tradhtisë”.
Po ashtu, deklaratat e një zyrtari turk që ka qenë i angazhuar me detyrë për një kohë të gjatë në Kosovë, i verifikojnë këto pohime.
Zyrtari në fjalë i cili ka kërkuar që të mos i shfaqet emri, theksoi se, pas tentativës së dështuar për grusht shteti nga FETO, sikurse shumë njerëz, edhe ai vetë i ka analizuar përvojat e kaluara si një shirit filmi dhe gjërat që nuk ka mundur t’i kuptojë më parë tani i janë bërë të qarta.
Ai ka vënë në pah se disa komandantë që më parë kishin ushtruar detyra në batalionin turk në qytetin e Prizrenit, janë arrestuar me arsyetimin për pjesëmarrje në tentativën për grusht shteti më 15 korrik dhe shtoi se njësiti policor turk në kuadër të EULEX-it duhet hulumtuar si çështje e veçantë.
Zyrtari në fjalë u shpreh se nga televizioni kishte mësuar për arrestimin e shumë policëve turq që i kishte njohur nga Kosova të cilët u përfshinë në ngjarjet e 17-25 dhjetorit të vitit 2013 dhe në kuadër të operacioneve në lidhje me ngritjen e kurthit ndaj ushtrisë. Ai tha se persona të caktuar në strukturën e FETO-s brenda ushtrisë dhe policisë turke e kanë shfrytëzuar misionin e tyre në Kosovë si një stacion.
Sipas zyrtarit, një pjesë e madhe e personave që kanë marrë pjesë në operacionet e ngritjes së kurthit ndaj ushtrisë turke përmes proceseve Ergenekon dhe Balyoz, ishin dërguar në detyrë të jashtme në Kosovë.
Ai u shpreh se organizata në këtë mënyrë ka dëshiruar t’i largojë nga skena këta persona dhe t’i shpërblejë, e në njëfarë mënyre gjithashtu t’i rehabilitojë për ndonjë detyrë të re “tradhtie”.
Pse Ballkani Perëndimor?
Pjesëmarrja aktive në tentativën për grusht shteti më 15 korrik e disa ushtarëve të lartë që më parë kishin ushtruar detyra në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, tregon se FETO e ka pasur më të lehtë të lëvizë në këto dy shtete.
Zyrtari turk, duke thënë se Kosova dhe Shqipëria nuk janë shtete që mund të ndërmarrin hapa jashtë udhëzimeve të politikave të jashtme të SHBA-ve, u shpreh se kur merret parasysh mbështetja që kreu i Organizatës Terroriste FETO e ka nga SHBA-të sa i përket qëndrimit të tij në këtë vend, Kosova dhe Shqipëria kanë qenë vende ku kjo lëvizje ka mundur të operojë më lehtë.
Ai u shpreh se meqë shtetet e rajonit nuk mund të ndërmarrin hapa jashtë udhëzimeve të politikave të jashtme të SHBA-ve, atëherë ombrella e padukshme mbi këto shtete ka mundësuar që organizata të mund të operojë më lehtë brenda tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre