LAJMI I FUNDIT:

Analiza laboratorike edhe për qumështin vendor

Analiza laboratorike edhe për qumështin vendor

Kanë filluar analizat laboratorike edhe të qumështit vendor, për të verifikuar praninë apo jo të substancës aflatoksinë. Zyrtarë për informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, thonë se mostrat nga qumështi i papërpunuar nga 18 fabrika vendore janë duke iu nënshtruar analizave preliminare laboratorike, ndërkaq rezultatet pritet të dalin së shpejti.

Substanca kancerogjene aflatoksinë dyshohet të ketë qenë e pranishme në disa lloje të qumështit të importuar nga vendet e rajonit, të cilat janë larguar nga tregu.

Aflatoksina është substancë myko-toksike natyrore, e formuar nga kërpudha të caktuara në zinxhirin ushqimor të kafshëve. Formohet në periudhën e korrjeve ose pas korrjeve, nga thatësia, si dhe tek ushqimi i kafshëve, i cili qëndron për një kohë të gjatë në ambiente të mbyllura, raporton Koha.

Aflatoksina është substancë kancerogjene që sulmon mëlçinë, dhe prania e sasisë së kësaj substance në ushqim, është e rregulluar me ligj. /Telegrafi/