Në atë moment kur bashkësia ndërkombëtare do t’i shterë të gjitha mekanizmat juridike për zgjidhjen e krizës politike, nuk përjashtohet mundësia se do të përdorë edhe masa më radikale, sikurse ajo për izolim nëpërmjet “listë së zezë” të qytetarëve, komentojnë analistët. Sipas tyre, faktori ndërkombëtar nuk do të mbetet vëzhgues “memec” i gjendjes dhe në qoftë se deri në vjeshtë nuk arrihet ndonjë zgjidhje, nuk përjashtohet “lista e zezë”, mirëpo edhe ngecje serioze në aspiratat euroatlantike. Në publik tashmë u paraqit informata se bashkësia ndërkombëtare, në koordinim me institucionet kombëtare, përpilon një listë me 60 persona të cilëve do t’u ngrihet prona në vend dhe jashtë vendit, e poashtu do t’u ndalohet edhe dalja nga vendi.
Sanksione, izolim, tërheqje e rekomandimit për negociata…
Së pari duhet të shteren të gjitha mjetet politike, e akoma bisedohet me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, mirëpo tani nuk është e qartë se bashkësia ndërkombëtare a bisedon me OBRM-PDUKM-në apo me LSDM-në, mirëpo nga ajo që shihet më tepër bisedohet me OBRM-PDUKM-në, gjegjësisht me Gruevskin dhe njerëzit e tij. Përderisa bisedohet, protestat do të jenë të qeta, konsiderojnë analistët. Mirëpo, pas shterjes së fazës për gjetjen e zgjidhjes juridike, nuk përjashtohet mundësia që faktori ndërkombëtar ta përdоrë skenarin “e zi”, izolimin dhe sanksionet me të cilat do të përfshiheshin jo vetëm individë të caktuar, por i gjithë vendi.
“Bashkësia ndërkombëtare është e gatshme ta zbatojë izolimin dhe të bëjë “lista të zeza” të qytetarëve të papërshtatshëm në mes të Evropës vetëm në qoftë se rënohet i gjithë sistemi juridik, siç është tani. Mirëpo, izolimi do të ishte politik-ekonomik-financiar dhe do të mund të zgjaste 2-3 vite me një rezultat shumë të keq për garniturën aktuale në pushtet” – thotë analisti dhe kolumnisti Dame Çkatroski.
Në tre muajt e fundit në publikun vendor tashmë qarkullon skenari se faktori ndërkombëtar nuk do të mbetet vëzhgues memec i krizës së brendshme politike dhe se mungesa e zgjidhjes juridike dhe mosrespektimi i Marrëveshjes së Përzhinës, do të përdorë edhe masa më radikale.
Kjo ndrojtje u përforcua veçanërisht pas letrës së shefit të diplomacisë holandeze, mirëpo edhe nga porosia e Komisionit Evropian, i cili u bëri thirrje katër liderëve partiakë që të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe t’i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura që të mund të mbahen zgjedhje të besueshme.
“Liderët politikë duhet ta respektojnë në tërësi Marrëveshjen politike të Përzhinës dhe parimet themelore të kësaj marrëveshjeje, siç është sundimi i të drejtës, përgjegjësia, inkluziviteti dhe zgjedhjet e besueshme. Kjo kornizë mbetet kyçe për zgjidhjen e krizës politike”, thotë drejtori i Drejtorisë për zgjerim të KE-së, Christian Danielsson.
Ndërsa, ministri holandez, Bert Kunder kërkoi nga liderët që urgjentisht të gjejnë zgjidhje për krizën politike në interes të stabilitetit, sepse në të kundërtën Maqedonia mund të ballafaqohet me sanksione.
“Marrëveshja e Përzhinës të cilën e nënshkruan të gjithë liderët patjetër duhet të respektohet dhe ky është pozicion i fuqishëm i BE-së. Nëse dështon Marrëveshja e Përzhinës, Maqedonia do të ballafaqohet me pasoja serioze dhe sanksione. “Zgjedhjet e drejta, demokratike dhe të besueshme janë pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Përzhinës që nuk guxon të dështojë për ardhmërinë demokratike të vendit tuaj dhe ato duhet të realizohen pa shtyrje të mëtutjeshme”, shkruan në letër.
Izolimi eventual i individëve do të ndikojë mbi gjithë ekonominë, kurse pasojat do t’i ndjejnë të gjithë, konsideron analisti Visar Ademi.
“Distribuimi jo i barabartë i parave dhe i resurseve është situata reale në Maqedoni. Vetëm 1 për qind e popullatës disponon me 99 për qind të kapitalit, pasurisë nacionale dhe nuk do të befasohesha sikur ai 1 për qind të gjenden 100% në “listën e zezë”. Konsideroj se një izolim i këtillë i personave, që menaxhojnë dhe që janë të lidhur me kompani, do të përcillet dhe do të ndjehet në gjithë ekonominë. Vetëm të theksoj se 99% e kompanive të vogla varen tenderët dhe marrëveshjet kontraktuale me shtetin”, thotë Ademi.
Qëndrim të ngjashëm ka edhe Çkatroski.
“Në qoftë se bashkësia ndërkombëtare vendos ta ndërmarrë hapin e izolimit, nëpërmjet listës së zezë të individëve, si e para kjo do të thotë se ata nuk do të akuzohen dhe gjykohen jashtë vendit, por këtu në Maqedoni, në gjykata speciale. Lista e zezë dhe izolimi do të thotë se në afat të gjatë asnjë vend nuk do të mund t’u japë azil ose mbështetje”, thotë Çkatroski dhe thotë se do të ketë pasoja edhe më serioze nga zgjidhja e këtillë, transmeton Portalb.
“Sanksionet do të vijnë së bashku me marrjen e rekomandimit për anëtarësim në BE. Prej atij momenti, në qoftë se ka 50 veta në listë, e kjo pritet nëse deri më 1 shtator nuk kemi qeveri eksperte-teknokratike jopartiake, Maqedonia do të jetë një vend i izoluar veçanërisht në sektorin financiar dhe ekonomik. Pas një liste të këtillë të zezë do të biem edhe më poshtë, dhe me gjasë zgjidhja e krizës do të fillojë në vjeshtë me marrjen e rekomandimit dhe me listën e zezë.”
Pas skenareve të këtilla, një pjesë e biznesmenëve tashmë i dërguan sinjalet e para të brengosjes serioze.
Ekonomia tashmë ballafaqohet me probleme serioze të likuiditetit, ndërsa paralajmërimet për izolim të mundshëm të Maqedonisë do të jenë humbëse për ekonominë – vlerësojnë një pjesë e biznismenëve.
“Nëse realizohet skenari më i zi, izolimi eventual politik, e me këtë edhe financiar i vendit, kjo do të jetë shkatërruese për ekonominë. Atëherë edhe skenari pesimist i Bankës Popullore për rritje ekonomike prej 1,6% do të na duket optimist. Në fakt, tashmë i fituam sinjalet e para, gjegjësisht deklaratat e ambasadorëve se ka mundësi që faktori ndërkombëtar të ndërmarrë veprime që do të çojnë në “izolim”. Këto porosi duhet të kuptohen seriozisht”, komentojnë një pjesë e biznesmenëve.
Rreziku nga izolimi i mundshëm, politik dhe ekonomik i vendit nuk është llogaritur në parashikimet e reja të reviduara për rritjen ekonomike që i publikoi Banka Popullore. Në fakt, BPM-ja njoftoi se sipas skenarit themelor, rritja ekonomike do të jetë 3,5 për qind, mirëpo sipas skenarit pesimist, rritja e PBB-së do të jetë 1,6%. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit
U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Përfito nga zbritja dhe apliko në trajnimin për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes