LAJMI I FUNDIT:

Andre Santos huazohet te Gremio

Andre Santos huazohet te Gremio

Mbrojtësi i majtë i Arsenalit, Andre Santos, është huazuar te klubi brazilian Gremio, deri në fund të sezonit 2012/2013.

29-vjeçari ka marrë kritika të shumta këtë sezon për paraqitje jo të mira duke i nxitur Topçinjtë që ta transferonin Nacho Monrealin nga Malaga në afatin e janarit.

Megjithatë, largimi i tij i kufizon opsionet e trajnerit Arsene Wenger për atë pozitë, duke qenë se Kieran Gibbs dhe Thomas Vermaelen janë të lënduar, ndërsa Monreal nuk mund të luajë në Evropë.


Sipas të gjitha gjasave, strategu francez do ta shfrytëzojë Bacary Sagnan si mbrojtës të majtë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut. /Telegrafi/