LAJMI I FUNDIT:

Android 5.0 në pranverë?

Android 5.0 në pranverë?

Ditëve të fundit është folur shumë për lansimin e mundshëm të versionit të ri të sistemit operativ Android, gjeneratës së pestë Android 5.0 i cili thuhet se do të quhet Key Lime Pie.

Ndërsa tani, sipas disa dokumenteve të brendshme të Qualcomm të cilat kanë rrjedhur në publik thuhet se Google është bërë gati për versionin e ri të platformës së saj mobile, e cila dominon në tregun global të telefonave të mençur.

Dokumentet të cilat ishin publikuar nga Android Police publikonin edhe datën e lansimit të Android Key Lime Pie, dhe sipas këtij burimi, Android 5.0 do të jetë në dispozicion në fillim të pranverës.

Në maj të këtij viti, Google do të mbajë konferencën e saj të famshme për zhvilluesit, I/O Google, dhe në këtë ngjarje pritet që të publikohet edhe Key Lime Pie. / Telegrafi /