LAJMI I FUNDIT:

Anelka zgjedh QPR-në

Anelka zgjedh QPR-në

Sipas spekulimeve të fundit, sulmuesi francez, Nicolas Anelka, është shumë afër që të nënshkruaj një marrëveshje me ekipin anglez, QPR-në.

Anelka ka hyrë tanimë në negociata më të avancuara me ekipin e tij, Shanghai Shenhua, që t’i japin fund kontratës së tij, në mënyrë që ai të kthehet sa më shpejt në Evropë.

Francezi ka qenë në kontakte me klubet angleze, si West Ham United dhe Tottenham, por sido që të jetë, Foot Mercato thotë se Anelka është pajtuar që t’i bashkohet Harry Rdeknappit te QPR.


Marrëveshja mund të mbyllet para Krishtlindjeve. /Telegrafi/