LAJMI I FUNDIT:

Anglia, e fortë për Brazilin

Anglia, e fortë për Brazilin

Anglia ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Brazilit në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Wembley të Londrës.

Në Wembley nga fillimi u zhvillua ndeshje e baraspeshuar, me Anglinë që dominoi, kurse Brazili që kishe në formacion legjendën Ronaldinho, zhgënjeu me lojë.

Ishin brazilianët që kishin mundësinë më serioze për të kaluar në epërsi, kur Ronaldino dështoi nga penaltia.


Këtë e shfrytëzoi Wayne Rooney, i cili shënoi në minutën e 26-të për 1-0 dhe epërsinë e merituar për të Anglisë.

Në pjesën e dytë u bënë zëvëndësime në të dyja taboret. Fred i sapo inkuadruar shënoi për 1-1 dhe nivelizimin në rezultat.

Por, kjo nuk e pengoi Frank Lampard që pas një ore lojë të realizonte dhe golin e bukur dhe të fitores për anglezët me rezultat përfundimtar 2-1.

Anglia kështu demantoi deklaratat e disa lojtarëve brazilianë, duke treguar se mund të jetë pretendent serioz për Botërorin 2014. /Telegrafi/