LAJMI I FUNDIT:

Ankandi i letrave me vlerë prej 20 milionë eurove

Ankandi i letrave me vlerë prej 20 milionë eurove

Qeveria e Kosovës ka mbajtur Ankandin KV014-16, ku u ofertuan Obligacione Qeveritare 5-vjeçare në vlerë nominale prej 20 milionë euro, me qëllim përkrahjen buxhetore.

Në këtë ankand tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 41.89 milionë euro, kurse u pranua vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 20 milionë euro.


Norma e interesit për këtë ankand ishte 1.46% vjetore, gjë që paraqet një dallim relativisht të lartë prej -2.05 pikësh përqindje krahasuar me normën e interesit të ankandit të fundit të Obligacioneve 5-vjeçare, e cila ishte 3.51%.

Sipas rregullores, kuponi për këtë emetim do të jetë 1.40%, kurse pjesa tjetër prej 0.06% do të aplikohet si zbritje, ku si rezultat nesër realizojmë të hyra buxhetore në llogari shumën 19,945,962.15 euro.

Blerësit sipas kategorive janë : Bankat: 19.83 milionë euro, Fondet Pensionale: 0.11 milion euro /Telegrafi/