0Shares

Tre vjet pas koncesionimin, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës do t’i futet procesit të rivlerësimit të aseteve. Ky proces do të bëhet me kërkesë të vetë “aksionarëve” në këtë ndërmarrje tanimë të koncesionuar me qëllim që të dihet se çfarë hise kanë palët në këtë kompani.

Procesi që i është besuar një kompanie private me emrin ”CV”, do të nxjerrë si rezultat vlerën e aseteve që do të menaxhohen nga shteti, përderisa asetet e tjera do të mbesin nën menaxhim të koncesionarit “Limak-Lyon”. Nëpërmjet tenderit publik, pjesa që tanimë menaxhohet nga shteti, ka kontraktuar kompaninë private të cilës do t’i japë afro 10 mijë euro, për të bërë rivlerësimin e aseteve.

Driton Ujkani, zyrtar për informim në Njësinë e Kontrollit Ajror, ka theksuar se ndër arsyet kryesore e kryerjes së këtij procesi është kërkesa e auditorëve të jashtëm për të sqaruar pronësinë e saktë të aseteve në ndërmarrje, shkruan Koha Ditore.
Ndërkohë, ende nuk dihet se kujt do t’i takojnë asetet kryesore, përderisa procesi pritet të zgjasë me javë të tëra. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)