LAJMI I FUNDIT:

Anulohen dy tenderët e KEK-ut në vlerë 240 mijë euro

Anulohen dy tenderët e KEK-ut në vlerë 240 mijë euro

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar dy vendime të Korporatës Energjetike të Kosovës për dhënie të kontratave të autoritetit kontraktues, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas vendimeve të OShP-së, të publikuara të hënën, aktiviteti i prokurimit me titull “Furnizim me gëlqere të hidratizuar” dhe ai për “Furnizim me pjesë rezervë për dhënsa të thëngjillit”, janë kthyer në rivlerësim.

Vlera e parashikuar e kontratës për procedurën e parë tenderuese ka qenë 153 mijë e 840 euro, ndërsa e së dytës ka qenë 86 mijë e 340.

Sipas vendimit të OShP-së, aktiviteti i prokurimit me titull “Furnizim me gëlqere të hidratizuar”, është kthyer në rivlerësim me qëllim të sqarimit dhe vërtetimit të disa dokumenteve. /Telegrafi/