LAJMI I FUNDIT:

Anulohet vendimi për dënimin e gjeneralit kroat, reagon Beogradi

Anulohet vendimi për dënimin e gjeneralit kroat, reagon Beogradi

Gjykata Supreme e Kroacisë e ka hedhur poshtë vendimin kundër një ish-deputeti të dënuar për krime kundër civilëve serbë, duke urdhëruar përsëritjen e procesit gjyqësor.

Branimir Gllavash ishte dënuar në vitin 2010 me tetë vjet burg për rolin e tij në vrasjen e serbëve gjatë luftës së viteve të ’90 në ish-Jugosllavi.

Por, vitin e kaluar, Gjykata Kushtetuese e kishte anuluar verdiktin për shkaqe proceduriale dhe kishte urdhëruar Gjykatën Supreme që ta rishikonte rastin, duke çuar drejt vendimit për anulimin e dënimit dhe ripërsëritjen e procesit.

Gllavash, ish gjeneral dhe deputet i të djathtës ekstreme, ka deklaruar se ai është shfajësuar nga vendimi i gjykatës. Ai ka qenë politikani më i lartë kroat që është dënuar ndonjëherë për krime lufte të konfliktit nga viti 1991 – 1995.

Shtetasi i Bosnjes, Gllavash, ishte shpallur fajtor për kidnapim, tortura dhe vrasje të së paku 10 serbëve në qytetin lindor kroat, Osijek më 1991.

Vendimi i gjykatës ka nxitur reagimin e ashpër në Serbi.

“Mesazhi i këtij vendimi të paturpshëm është se krimet e padënuara ndaj serbëve janë normale dhe të lejueshme”, ka thënë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori