LAJMI I FUNDIT:

Apeli i liron tre, e shpallë fajtor vetëm një ish-zyrtar të MTI-së

Apeli i liron tre, e shpallë fajtor vetëm një ish-zyrtar të MTI-së

Gjykata e Apelit e Kosovës, respektivisht kolegji i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it, Radostin Petrov i ka shpallur të pafajshëm tre  ish-zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për sa kohë që e ka shpallur fajtor vetëm njërin nga grupi prej ketër vetash, të cilët dyshoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti në vitin 2006.

Të pafajshëm janë shpallur Adem Zogiani, i cili para dhjetë vitesh mbante pozitën e Ushtruesit të detyrës së  Sekretarit të Përhershëm në MTI, Sadri Hykosmani, ish- certifikues i pagesave si dhe Safet Fazliu, ish- shef i Divizionit për Mbështetje të Ndërmarrjeve dhe Zhvillim Regjional në MTI.

Fajtor është gjetur vetëm Nexhat Krasniqi i cili në kohën kur pretendohet të jetë kryer vepra penale ka qenë Drejtor i Prokurimit në MTI. Gazeta Tribuna merr vesh se Krasniqi është dënuar me kusht me një vit e gjashtë muaj burg, por vendimi ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse brenda periudhës dy vjeçare, i njëjti nuk e përsërit veprën.

Katër ish- zyrtarët e lartë të MTI-së dyshoheshin për përvetësim material dhe keqpërdorim  të detyrës zyrtare me rastin e aprovimit të një pagese të realizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë më 25.07.2006 në llogari të Operatorit Ekonomik, respektivisht kompanisë “ELTONI”  e cila ka qenë e kontraktuar nga ministria për ta ndërtuar “Parkun Industrial” në Drenas në vlerë prej 135,278.20 Euro.

Këtë pagesë Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte konsideruar të jashtëligjshme, me pretendimin se në të do duhej të zbritej një avans i paguar më herët për të njëjtin qëllim, në vlerën prej 50,000.00 Euro. Pra, konsiderohej se kjo pagesë ishte tejkaluar jashtëligjshëm për 50,000.00 Euro. Me këtë rast, Gjykata Themelore kishte dënuar Nexhat Krasniqin me 12 muaj burg, Adem Zogianin me 10 muaj, Sadri Hyskomanin me tetë muaj dhe Safet Fazliun me shtatë muaj burgim.

Mirëpo, të dënuarit përmes avokatëve por edhe me ankesa  të veçanta, i ishin drejtuar Gjykatës së Apelit për ta rishikuar aktgjykimin, për ta anuluar atë dhe për t’u liruar nga akuza.

Pas shqyrtimit të këtyre ankesave dhe hulumtimit të dokumentacionit, Gjykata Apelit nuk kishte gjetur elemente të kryerjes së veprës penale nga Fazliu, Zogiani dhe Hyskomani.  Bile në rastin e Fazliut, Gjykata e Apelit ka nxjerr konstatimin se Gjykata Themelore ka shkelur rënd dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, pasi ky ish-zyrtar nuk ka kryer kurrfarë vepër penale e as nuk bart në vete kurrfarë përgjegjësie penale.

Ky vendim i Apelit është në përputhje me qëndrimin që kishte shprehur Fazliu në ankesën që e kishte drejtuar në këtë Gjykatë. “Konsideroj se ky aktgjykim (Gjykatës Themelore v.j) përpos që është i paligjshëm, i pa drejtë, dhe i pabazuar në asnjë provë të vetme, duke i shpërfillë dhe injoruar të gjitha provat shfajësuese dhe duke sajuar skenar inkriminues pa asnjë bazë faktike e ligjore, i cenon të gjitha të drejtat e mia ligjore dhe kushtetuese për barabarësi para ligjit dhe njëherit padrejtësisht dhe kundërligjshëm më shkakton dëm moral dhe material, jo vetëm mua por edhe familjes sime”, kishte shkruar Fazliu, në ankesën të cilën e disponon edhe Gazeta Tribuna.

Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, i ka liruar tre të pafajshmit edhe nga pagesa e shpenzimeve të procedurës të përcaktuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës të datës 21 shtator 2015./Gazeta Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori