LAJMI I FUNDIT:

Apeli vendosi Taleski të mbetet në burg shtëpiak

Apeli vendosi Taleski të mbetet në burg shtëpiak

Prokurori nga PSP, Trajçe Pelivanov ka theksuar se Këshilli penal Shkupi 1, ka vendosur drejtë kur ka caktuar arrest shtëpiak, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjykata e Apelit ka marrë vendim që kryetarit të Manastirit, Vladimit Taleski, i dyshuar në rastin „Transportuesi“ të udhëhequr nga PSP, të mbetet në arrest shtëpiak, informojnë nga Gjykata themelore Shkupi 1, ka bërë të ditur agjencia Meta.


Përndryshe, mbrojtja e Taleskit, avokatët Nikola Dodoevski dhe Boro Tasevski, si dhe prokurori i PSP, Trajçe Pelivanov të hënën në seancën publike të Këshillit penal të Gjykatës së apelit i shtruan argumentet e tyre lidhur me arrestin shtëpiak  që i është caktuar kryetarit të Manastirit./Telegrafi/