LAJMI I FUNDIT:

Apple anulon planet për prodhimin e një veture elektrike (Foto)

Apple anulon planet për prodhimin e një veture elektrike (Foto)

Kompania amerikane e njohur për prodhimin e kompjuterëve dhe e suksesit të pakrahasueshëm me iPhone, ka dashur t’i hyjë edhe botës së automobilizmit.

Lajme anonime – që nuk janë konfirmuar kurrë nga Apple -kanë treguar se gjiganti është duke punuar në një “Projekt Titan”, transmeton Telegrafi.


Të pyetur për këtë projekt, zyrtarët nuk e kanë pranuar e as mohuar, duke lënë që të shpërhapen thashetheme pa fund se po përgatitet një veturë elektrike vetëvozitëse.

Duke marrë parasysh inxhinierët e specializuar dhe teknologjinë e lartë që ka ky prodhues, është pritur që makina të dalë e mahnitshme, por gjithçka është përmbyllur pa sukses.

Të njëjta burime të panjohura, tani thonë se “Projekti Titan” që u fillua më 2014, është shuar këto ditë.

Meqenëse prodhimi i një automobili merr kohë, kjo është një periudhë shumë e shkurtër për të dalë së paku me koncept.

Heqja dorë nga prodhimi, po konsiderohet si zhgënjim nga entuziastët e këtyre veturave, si dhe nga stafi nga Lugina e Silikonit’.

Në fotografitë e postuara më poshtë, janë disa nga dizajnimet që është menduar se do t’i ketë kjo makinë. /Telegrafi/

pas-dy-vitesh-perpjekje-apple-anulon-planet-per-prodhimin-e-nje-veture-elektrike-foto-2

pas-dy-vitesh-perpjekje-apple-anulon-planet-per-prodhimin-e-nje-veture-elektrike-foto-3