LAJMI I FUNDIT:

Apple iMac 21.5” lansohet nesër?

Apple iMac 21.5” lansohet nesër?

Kur Apple kishte lansuar modelet e reja, super të holla të linjës iMac, kishte thënë se modelet tjera me ekran me diagonal prej 21.5 inç do të lansohen gjatë muajit nëntor, ndërsa ato me 27 inç do të jenë në treg gjatë dhjetorit të këtij viti.

Tani, që jemi në fund të muajit nëntor, sipas një raporti medial thuhet se Apple do të filloj me ofrimin e modeleve të reja të kompjuterëve iMac me 21.5 inç, të cilët prej nesër do të paraqiten në dyqanet zyrtare të kompanisë si dhe online, në apple.com.

Për tu zyrtarizuar, lajmi ende duhet të konfirmohet nga Apple, dhe besohet se një gjë e tillë do të ndodhë, pasi që Apple nuk ka thënë se do të shtyhet lansimi i tyre në treg.

Zakonisht, Apple bën lansimin e linjës së kompjuterëve iMac gjatë të martave të javës, dhe ka shumë mundësi që edhe kësaj here lansimi i modeleve të reja të bëhet pikërisht nesër, në ditën e martë. / Telegrafi /