LAJMI I FUNDIT:

Apple, kompjuterët Mac sulmohen nga hakerët!

Apple, kompjuterët Mac sulmohen nga hakerët!

Kohët e fundit edhe Apple u sulmua nga hakerat që kishin infektuar kompjuterat Macintosh të disa punonjësve të kompanisë, është thënë në njoftimin e kompanisë të lëshuar, e cila i cilësoi sulmet si “thyerjet më të rrepta” të sigurisë të cilat kishin ndodhur kundër Apple ndonjëherë.

Hakerë të panjohur kishin infektuar kompjuterët e disa punonjësve të Apple kur ata kishin vizituar një uebfaqe të zhvilluesve të softuerit, dhe më pas janë infektuar me softuerin malicioz.

“Krimbi” ishte dedikuar për të sulmuar kompjuterët Mac, thuhet në njoftimin e kompanisë për Reuters.


Softueri i njëjtë i cili infektoi kompjuterët Mac përmes eksploatimit të një defekti në versionin e softuerit të Oracle, Java, ishte përdorur për të lëshuar sulme edhe ndaj Facebook, për të cilin rrjeti social kishte folur të premten.

Kurthi i njëjtë ishte përdorur edhe për sulme të bëra ndaj kompanive tjera të cilat përdornin kompjuterët Mac, ka thënë Apple, pa detajuar nivelin e sulmeve dhe dëmeve të shkaktuara nga krimi më i madh kibernetik i cili e ka prekur kompaninë më të madhe amerikane të teknologjisë. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
A janë robotët

A janë robotët "miqtë apo armiqtë tanë"? Ja çfarë mendojnë njerëzit në disa pjesë të botës

Teknologji
Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Teknologji
DJI prezantoi dronin Avata 2, më i mirë dhe më i lirë se paraardhësi i tij

DJI prezantoi dronin Avata 2, më i mirë dhe më i lirë se paraardhësi i tij

Teknologji
Kalo në kategori