LAJMI I FUNDIT:

Apple lanson iOS 10, vjen më vonë gjatë vitit!

Apple lanson iOS 10, vjen më vonë gjatë vitit!

Nëse keni një iPhone në xhepin tuaj, bëhuni gati për risitë.

Konferenca teknologjike e mbajtur dje – ËËDC, ka zbuluar versionin e ri të sistemit operativ, iOS 10. Me iOS 10, Apple ka sjellur risi dhe tipare të reja për iPhone.


Ndër risitë kryesore të iOS 10 që debuton në shtator do të jenë mesazhet, muzika, hartat e reja dhe fotot më të mira.

Mesazhet tani do të jenë të përditësuara me disa lloj tiparesh të reja që do të bëjnë përvojën e komunikimit më të mirë.

Ndër tiparet e reja do të jenë ballonet dhe fishekzjarret që shfaqen me rastin e ndonjë festimi. Një risi tjetër është boja e padukshme e cila bëhet e dukshme vetëm kur shoku juaj klikon mbi tekst.

Apple Music poashtu do të ketë rifreskim me pamje dhe dizajn të ri. Përditësimi i këtij aplikacioni do t’u mundësojë qasjen më të lehtë 15 milionë njerzve që janë të abonuar në aplikacion. Dizajni i ri përfshin poashtu një meny më të thjeshtë.

Në ndërkohë hartat e reja apo Maps, do të mundësojnë qasje më të lehtë në gjetjen e destinacionit nga pika A në pikën B. Tani, me shtesat e reja në aplikacion, përdoruesit mund edhe të rezervojnë bileta pa patur nevojë të largohen nga aplikacioni.

Të gjitha këto do të jenë të gatshme për përdorim që nga shtatori, atëherë kur do të debutoj për treg iOS 10.

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Kalo në kategori