LAJMI I FUNDIT:

Apple lider për tre muaj, Samsung për një vit!

Apple lider për tre muaj, Samsung për një vit!

Strategy Analytics ka publikuar raportin e saj për tregun global të telefonave të mençur, mirëpo në raportin e sotëm kompania është fokusuar në tregun amerikan, të cilin e ka dominuar Apple me 34 për qind të tregut për tremujorin e fundit të 2012, edhe pse Samsung ishte mjaft afër liderit Apple, me 32.3 për qind.

Megjithatë, Samsung është lider i tregut për tërë vitin me 31.8 për qind, pasi që Apple ishte pas prodhuesit korean në disa periudha tjera të vitit, për ta përmbyllur vitin me 26.2 për qind, e përcjell nga LG me 12.3 për qind.

Sipas analizave të Strategy Analytics, për tremujorin e fundit të 2012 në total janë shitur 52 milionë telefona të mençur, ose 2 milionë më shumë se sa vitin e kaluar.


Megjithatë, në vitin 2011 janë shitur 20 milionë më shumë njësi se sa në 2012, ndërsa analistët këtë “rënie të shitjes” ia atribuojnë rënien krizës ekonomike dhe procedurave të vendosura nga operatorët mobil. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Kalo në kategori