LAJMI I FUNDIT:

Apple me modelet e reja të MacBook Pro më 27 tetor!

Apple me modelet e reja të MacBook Pro më 27 tetor!

Dje është thënë se Apple pritet të lansojë serinë e re të laptopëve të ri MacBook Pro para përfundimit të këtij muaji dhe tani duket se modelet e reja do të debutojnë në një konferencë shtypi në 27 tetor.

Sipas një raporti të fundit nga Recode, Apple po planifikon ngjarjen mediale në 27 tetor, ku do të prezantojë serinë e re të laptopëve të ri MacBook Pro.

MacBook Pro thuhet se do të vijnë me dizajn të ri dhe me USB Type-C, në mesin e shumë specifikave të tjera.

Në modelet e reja të MacBook Pro pritet të vijnë edhe panelet e reja OLED në formë të komandave në tastierë dhe kjo pritet të duket ngjashëm me konceptin e mësipërm nga projektuesi Martin Hajek.

Tashmë është kofnirmuar linja e re e produkteve të MacBook Pro, por nuk është e qartë ende nëse ne do të shohim disa modele të iMac në këtë konferencë shtypi nga ana e Apple.