LAJMI I FUNDIT:

Apple me tri versione të iPhone 7, rrjedhin fotot online!

Apple me tri versione të iPhone 7, rrjedhin fotot online!

Në muajt e ardhshëm, Apple pritet të lansoj tri versione të iPhone 7 që përfshijnë versionin me ekran 4.7”, versionin me ekranin prej 5.5” – iPhone Plus dhe iPhone Pro me madhësi të njëjtë të ekranit sikurse variant Plus.

Në ndërkohë, në internet po qarkullojnë foto të reja të pajisjeve të reja nga Apple si iPhone me 4.7” dhe iPhone Pro.


iPhone-ët e ri do të fuqizohen nga procesori A10 dhe do të kenë kapacitet më të madh të RAM memories se pajisjet ekzistuese të kompanisë. Pajisjet do të sjellin edhe ndryshime të vogla në dizajn.

iPhone 7 dhe 7 Plus do të pajisen me kamerën 12 MP ndërsa iPhone 7 Pro do të ketë dy kamera me 12 MP.

Sipas spekulimeve, Apple pritet të zyrtarizoj pajisjet e reja iPhone gjatë shtatorit ndërkohë që pritet që pajisjet e reja të dalin në shitje më 16 shtator.