LAJMI I FUNDIT:

Aprovohet “pankreasi i parë artificial” – paisje e cila automatikisht i kontrollon nivelet e sheqerit në gjak (Foto)

Aprovohet “pankreasi i parë artificial” – paisje e cila automatikisht i kontrollon nivelet e sheqerit në gjak (Foto)

Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) sapo e ka aprovuar paisjen që shpeshherë i referohen si “pankreasi artificial”

Paisja, e krijuar nga Medtronic, quhet MiniMed 670G. Kjo paisje është aprovuar për personat me tipin 1 të diabetit mbi moshën 14 vjeçare, transmeton Telegrafi.


Paisja funksionon automatikisht duke i monitoruar nivelet e sheqerit në gjak dhe duke e administruar insulinën siç është nevoja – pa pasur nevojë të kontrollohet vazhdimisht dhe të bëhet ndonjë injektim.

artificial pancreas

Diabeti është sëmundje e cila bën që njerëzit të kenë vështirësi të procesojnë sheqerin. Tipi 1 i diabetit, në veçanti, është sëmundje autoimune ku trupi gabimisht i vret qelizat të cilat supozohen ta krijojnë insulinën – hormon i cili i ndihmon njerëzit të absorbojnë dhe procedojnë sheqerin në ushqim.

Insulina prodhohet dhe lirohet përmes pankreasit – prandaj edhe vjen termi “pankreasi artificial”.

Rreth 1.25 milionë njerëz në SHBA janë të diagnostikuar me tipin 1 të diabetit. Këtyre personave ju duhet një pompë e insulinës për ta administruar atë siç është nevoja gjatë tërë ditës. Disa tjerë blejnë edhe një monitor glukoze, i cili përdoret për t’i monitoruar vazhdimisht nivelet e sheqerit në gjak; kësisoj personat e sëmurë e dinë nëse nivelet e tyre janë shumë të ulëta apo shumë të larta dhe e gjejnë një mënyrë për ta rregulluar.

Por, ndryshe nga këto, MiniMed 670G është sistemi i parë i aprovuar që e kombinon monitorin e glukozës dhe pompën e insulinës në një paisje të vetme.

Sipas FDA, paisja e mat sheqerin në gjak çdo pesë minuta, pastaj përgjigjet duke dërguar insulinë në trup, ose duke qëndruar ashtu. Diabetikët munden ta kontrollojnë paisjen edhe manualisht duke kërkuar insulinë rreth shujtave të bukës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori