LAJMI I FUNDIT:

Archos prezanton tabletët e linjës Platinum

Archos prezanton tabletët e linjës Platinum

Sot gjatë ditës, Archos ka lansuar gamën e saj të tabletëve të linjës Platinum të cilët vijnë me processor quad-core, mbështjellës alumini dhe ndërfaqe HD IPS.

Për më shumë, të gjitha modelet e tabletëve të Archos vijnë edhe me versionin më të ri të sistemit operativ Android, 4.1 Jelly Bean.

Modelet e reja të tabletëve Archos Platinum përfshijnë modelin me 8 inç, 9.7 inç, dhe 11.6 inç. Të gjitha prej tyre ofrojnë edhe mbështetje multi-touch në ekranin e ndjeshëm në prekje.


Tabletët Archos Platinum posedojnë procesorin quad-core 1.2 GHz, me procesorët 8-core GPU, 1080p dhe 2GB RAM.
Të gjitha modelet e Archos Platinum do të prezantohet në panairin e njohur CeBit që mbahet në Hanover të Gjermanisë. / Telegrafi /