LAJMI I FUNDIT:

Argumentet më të zakonshme të çdo çifti, por që asnjëri nuk i fiton…

Argumentet më të zakonshme të çdo çifti, por që asnjëri nuk i fiton…

Çfarë muzike të dëgjoni në veturë

Shumica e energjisë që e harxhojnë një çift në veturë, është rreth asaj se çfarë kënge të dëgjojnë gjatë kohës kur janë në veturë, transmeton Telegrafi.


Kjo për shkak se zakonisht shumica e çifteve kanë shije të ndryshme në muzikë, dhe rrjedhimisht dëshirat muzikore janë të ndryshme…

Çfarë të hanë për darkë

Ka shumë net të tilla ku shumë çifte veç sa nuk vdesin urie për shkak se nuk arrijnë të lidhin marrëveshje rreth asaj se çfarë do të hanë për darkë.

Është diçka që ndodh, dhe është normale!

Fjalosja “Nuk më pëlqen X shoku/shoqja”

Është e pamundur të keni një lidhje të gjatë dhe asnjëherë të mos jeni grindur për shoqërinë e njëri-tjetrit.

Zakonisht femrat janë më xheloze për shoqet e të dashurit, por edhe meshkujt e dinë se cilët meshkuj afër saj kanë tendenca të gabuara… /Telegrafi/