LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Kujt i shërben ky Pallat i Rinisë?

Arifi: Kujt i shërben ky Pallat i Rinisë?

Aktualizimi i statusit të Pallatit të Risnisë, ka nxitur reagimin e Avni Arifit nga AAK-ja, i cili ka thënë se Pallati është në gjendje të mjerueshme dhe duhet të gjendet një zgjidhje e mirë.

Postimi i plotë i Arifit:

KUJT I SHËRBEN KY PALLAT I RINISË

Që nga koha kur Pallati i Rinisë ( ish-Boro Ramizi) u përfshi nga zjarri në vitin 2000, ky objekt është në gjendje të mjerueshme tash e 16 vjet. Ide të kota, patriotizëm e retorikë koti e politikanëve ka ndikuar që ky objekt të mbetet objekt i askujt por ne “shfrytëzim” të plotë nga grupe të caktuara të interesit. Në vitin 2010 kur Kosova dhe Prishtina qeverisej nga “tandemi Thaçi- Mustafa” ishte kryeneqësia e tyre e marrë që ky Pallat të humbë 10 milion euro të Komisionit Europian. Që të dytë atë kohë preferuan që Pallati i Rinisë të mbetet në duar të krimit perpara interesit të qytetarëve.

Pallati i Rinisë është ndërtuar nga kontributet e qytetarëve por kjo nuk do të duhej të shëndrrohet në pengmarrje të kryeqytetit. Duhet zgjidhje urgjente. Për momentin ky objekt është turpi i Kryeqytetit. Në çdo pjesë të tij kundërmon si të ishte qendër e nevojave fiziologjike. Tavanet e saj duken si mbetje nga lufta e dytë botërore kurse muret si remishencë e mjerë komunizmi. Qendër Kryesore Tregëtare në zemër të Kryeqytetit që mbyllet në ora 20:00 e ku biznesi më lukrativ është stërdhënia me qira e duqaneve butikeve kryesishtë pa emër e pa cilësi. Një shtet dhe një qytet në shërbim të qiraxhinjve. Të gjindet zgjidhja e secila zgjidhje është më e mirë se aktualja” (sic), ka shkruar Arifi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori