LAJMI I FUNDIT:

Armët e Skënderbeut, frymëzojnë Kombëtaren (Video)

Armët e Skënderbeut, frymëzojnë Kombëtaren (Video)

Sot në orën 17.00, Kombëtarja Shqiptare e futbolllit sipas planit të paraparë më parë ka shkuar për një vizitë në Muzeumin e Arteve të Vienës.

Qëllimi i kësaj vizite, ka qenë për të parë nga afër armët Heroit Kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeu.


Përpara muzeut ishin mbledhur disa dhjetra tifozë dhe studentë shqiptarë. Ishin të pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë Roland Bimo, konsulli i Republikës së Kosovës dhe drejtori i Muzeut te arteve te Vjenes, që ju ka uruar kuqezinjve mirëseardhjen. Pranë përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut, kanë përshëndetur përveç drejtorit edhe ambasadori Bimo dhe trajneri Gianni De Biasi, transmeton Mapo.

Presidenti Armand Duka, ka theksuar: “Jemi këtu për të dhënë një mesazh dhe për të marrë frymëzimin e duhur, nga heroi ynë kombëtar. Ai ndër shekuj ka qenë një burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët. Ne po shkojmë në Francë për të bërë më të mirën dhe për të arritur këtë duhet te luftojmë fort. Kjo do të jetë beteja juaj. Kjo do të jetë mundësia qe edhe ju te jeni heronj për të gjithë shqiptarët qe ju duan dhe ju ndjekin”, theksoi presidenti Armand Duka.

Drejtuesit, stafi, por edhe studentet shqiptaret se bashku me ekipin patën mundësi të shihnim nga afër armët dhe përkrenaren e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, të cilat ishin te ekspozuara atje. Aty u bënë edhe shumë foto personale dhe ne grup pranë stendës.

Tifozët shqiptarë të kombëtares, prisnin jashtë muzeut të Artit, tek “Entrata Hofburg, Heldenplatz, Ruestkammer”, për të bërë foto me futbollistët. Ata dhe drejtuesit kanë dhuruar edhe suvenire për të pranishmit.

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori