LAJMI I FUNDIT:

“Arrest me burg” për Shukri Xhelilin

“Arrest me burg” për Shukri Xhelilin

Gjykata e Krimeve të rënda ka vendosur masën e “Arrestit me burg” për ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili, i cili i kërkoi një 20-vjeçareje favore seksuale në këmbim të vendit të punës.

Xhelili u arrestua dy netë më parë nën akuzat për korrupsion pasiv, për shpërdorim detyre dhe marrëdhënie seksuale në tentativë duke shpërdoruar detyrën.


Prokurori që ka ngritur akuzë ndaj tij është Klodian Braho, ndërsa Xhelili do të mbrohet nga avokati Ferdinand Doja.

Pala mbrojtëse e Xhelilit, e cilësoi arrestimin të padrejtë, ndërsa theksoi se do t’i këshillonte ta çonte çështje në Gjykatën Kushtetuese.

“Do ta këshilloj Xhelilin t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar shkarkimin. Do t’i drejtohem Kushtetueses, kur Xhelili të ma kërkojë një gjë të tillë”, u shpreh avokati.

Kryebashkiaku u përfshi në një video-skandal seksual që u publikua në “Ora News”.

Denoncimi u bë nga Anisa A, e cila filmoi Xhelilin teksa ai i firmoste kontratën e punës në këmbim të një takimi në një hotel në Tiranë. /Shekulli/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori