LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre ish-diplomatë të lartë në Turqi

Arrestohen tre ish-diplomatë të lartë në Turqi

Në Ankara u arrestuan sot tre ish-diplomatë turq, të rangut të lartë, të akuzuar për lidhje me grushtin e dështuar të shtetit më 15 korrik, në mesin e tyre një ish-këshilltar i ish-presidentit Abdullah Gül, raportoi agjencia turke e lajmeve Anadoll.

Gurcan Balik, Ali Findik dhe Tuncay Babali ndodhen në burg në pritje të procesit gjyqësor.


Ata dyshohen për lidhje me predikuesin Fethullah Gülen, i akuzuar për orkestrimin e grushtshtetit.