LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona të dyshuar për “lëndim trupor”

Arrestohen tre persona të dyshuar për “lëndim trupor”

Dje, në orët e pasdites, njësiti policor në Skenderaj, i është përgjigjur një thirrje emergjente në një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim trupor’. Rasti është raportuar në orën 16:00 të datës 3 maj 2016, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Mikushnicë të Skenderajt.

Ngjarja fillimisht ishte raportuar për një rrahje në mes të disa personave.


Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se si pasojë e të rrahjes lëndime kishte pësuar viktima H. Dh. 45 vjeçar, i cili është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë për tretman mjekësor.

Në bazë të të dhënave të para të siguruara Policia ka identifikuar identitetin e tre personave të dyshuar: I. F. 33 vjeçar, P. F. 26 vjeçar dhe A. F. 17 vjeçar.

Nga hetimet e para, bazuar në deklaratat e siguruara, dyshohet që veprës penale i ka paraprirë një zënkë e çastit ndërmjet të dyshuarve dhe viktimës.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari A. F. është liruar për procedurë të rregullt.

Rrjedha hetimore e deritanishme si dhe elementet përbërëse të ngjarjes sipas prokurorit kompetent rasti po hetohet si vepër penale ‘ lëndim trupor ’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori