LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 20-vjeçari, shantazhoi me video

Arrestohet 20-vjeçari, shantazhoi me video

Policia në Ferizaj ka arrestuar të martën në mbrëmje, B. Rr. 20-vjeçar, i dyshuar për veprën penale “të detyrimit dhe shantazhit”. Duke e shantazhuar me publikimin e një videoje, ai e kishte detyruar viktimën t’ia jepte 6 000 euro. Por, është kapur në flagrancë nga policia.

Pas një plani të detajuar të Sektorit të Hetimeve të Policisë Rajonale në Ferizaj, të martën në orët e mbrëmjes është arrestuar: B. Rr., 20 vjeç, i dyshuar për veprën penale “të detyrimit dhe shantazhit”.

Agim Gashi, nga Zyra Rajonale për Informim në Ferizaj, ka bërë të ditur se i dyshuari, fillimisht e ka kërcënuar përmes telefonit viktimën, duke e shantazhuar dhe detyruar që t’ia jepte 6 000 euro. “I dyshuari e kishte kërcënuar me publikimin e një videoje”, transmeton Gazeta JnK.

B. Rr. është arrestuar në flagrancë nga policia, në një lokal në Ferizaj, në kohën kur po i merrte paratë e kërkuara nga viktima.

“Paratë dhe video-incizimi janë konfiskuar nga policia dhe do të shërbejnë si prova materiale të këtij rasti”, njoftoi zëdhënësi Agim Gashi.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë, deri në kompletimin e rastit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori