LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet pengmarrësi egjiptian, mister fati i marinarëve shqiptarë

Arrestohet pengmarrësi egjiptian, mister fati i marinarëve shqiptarë

Pas gjetjes së peshkarexhës shqiptare “Çelepia 2” e cila prej më shumë se dy javësh ishte nisur nga Durrësit me dy marinarë shqiptarë, autoritetet në Egjipt kanë vënë në pranga Adel Mohamed Selam, i cili kishte mbajtur peng shqiptarët.

Peshkarexha u gjet në brigjet e Aleksandrisë në Egjipt ka ardhur arrestimi i egjiptianit Adel Mohamed Salam pengmarrësi i dy marinarëve shqiptarë, 54-vjeçarin Dhimitër Maltja dhe durrsakun Luan Mema.


Salam është arrestuar për llogari të Interpol Tirana dhe me qëllimin për ta ekstraduar në Shqipëri.

Peshkarexha u gjet këtë të martë pas ditëve të tëra ku egjiptiani kërcënonte përmes telefonit se do të digjte anijen bashkë me shqiptarët nëse pronari i anijes nuk i paguante 70 mijë euro. Anija prej ditësh qëndronte në ujërat ndërkombëtar dhe kishte fikur GPS-in që mund të gjente vendndodhjen e saj.

Nuk dihet akoma fati i Luan Mema dhe Dhimitër Malajt, të rrëmbyer nga Adel Salam. Arrestimi i Salam pritet të hedhë dritë mbi vendndodhjen e dy marinarëve shqiptarë. Kujtojmë që anija humbi sinjalin nga bregdeti shqiptar disa ditë më parë.

Hetimi po vazhdon për të gjetur dy marinarët shqiptarë nga Durrësi, ndërsa me arrestin e pengmarrësit egjiptian dhe dëshminë që ai do të japë pritet të hidhet dritë me këtë ngjarje të mbuluar nga misteri për të cilën policia shqiptare është mjaftuar vetëm me një njoftim zyrtar, ditën kur u denoncua zhdukja e anijes.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori