LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet shqiptari në Itali: “Jam i ISIS dhe do t’ju vras të gjithëve”

Arrestohet shqiptari në Itali: “Jam i ISIS dhe do t’ju vras të gjithëve”

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Rimini pasi ka kërcënuar karabinierët duke bërë propagandë për ISIS.

Mësohet se 21-vjeçari shqiptar është ndaluar në banesën e mikut të tij që ndodhej në arrest shtëpie.


I riu kishte shkuar në banesën e shokut të tij për të rregulluar biçikletën edhe pse e dinte që ai nuk mund të pranonte vizita.

Në momentin që policia i ka kërkuar dokumentet, 21-vjeçari i është përgjigjur me thirrje në mbështetje të ISIS ndërkohë që në duar shtrëngonte një medaljon të shkruar në gjuhën arabe. “Jam i ISIS dhe do ju vras të gjithëve”.

Më pas ai i është kundërvënë policëve italianë me një çelës anglez dhe ka plagosur lehtë njërin prej tyre.

Ndaj tij është lëshuar urdhri i arrestit me burg deri në pritje të procesit gjyqësor, i cili do të zhvillohet më datë 28 shtator 2016./albeu/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori