LAJMI I FUNDIT:

Arrin vaksina kubaneze në Maqedoni kundër kancerit

Arrin vaksina kubaneze në Maqedoni kundër kancerit

Vaksinat nga Kuba kundër kancerit në mushkri të bardha, donacion për Maqedoninë, kanë arritur, por pacientët nuk mund ti marrin, njofton gazeta Koha.

Vaksinat duhet ti nënshtrohen një analize edhe për kualitetin edhe për atë nëse çdo gjë që është deklaruar në ato është e saktë. Kjo analizë, edhe pse është pritur, nuk mund të bëhet në Fakultetin e Farmacisë në Shkup, kështu që do të pritet atë ta bëjë ndonjë laboratori farmaceutike evropiane. Vetëm pas asaj do të mund të fillojë rekrutimi i pacientëve për atë nëse mund ta pranojnë. Deri atëherë, vaksinat do të presin në Klinikën për Onkologji dhe Radioterapi.


“Vaksinat kanë arritur në Maqedoni, në Klinikën për Onkologji, por nuk jepen. I presim analizat e Fakultetit të Farmacisë në Shkup që të mund të jepet. Duhet të analizohet kualiteti dhe nëse përmban proteinë që duhet të veprojë, në sasi në të cilën shkruan në deklaracion”, thotë Marija Darkovska-Serafimovska, drejtoresha e Agjencisë për Barëra dhe Materiale Medicinale.
Është paraparë donacioni të jetë për 30 pacientë, të cilët do të pranonin vaksinën gjatë një viti. Tani për tani ka arritur sasia për tre muaj, por që në momentin kur do të fillojë të zbatohet, shpjegon Darkovska-Serafimovska, do të arrijnë edhe të tjerat. Donacioni do të thotë se pacientët, të cilët mund ta pranojnë, do ta marrin gjatë një viti, ndërsa pastaj do të duhet ta blejnë.
“Analiza në kuadër të studimit realizohet në 18 vende të Bashkimit Evropian. Vaksina është për karcinom i paimtësuar qelizor të mushkërive të bardha dhe mund të pranohet vetëm në bazë vullnetare. Ajo nuk është e regjistruar tek ne, as në Evropë, sepse në procedurë janë analizat”, thotë ajo.

Vaksina, sipas rezultateve të deritanishme, sëmundjen e sjellë në gjendje kronike, ndërsa mbijetesa, thotë Darkovska-Serafimovska, është tetë muaj në mesatare. Ose sa më herët të zbulohet kanceri, aq më e madhe është mbijetesa.
“Ne jemi informuar verbalisht se diçka po ndodhë me analizën e Fakultetit të Farmacisë, por nuk kemi asgjë me shkrim”, thotë ajo. Dr. Millan Risteski, drejtor i Klinikës për Onkologji, thotë se pas aprovimit të vaksinës që të rekrutohen pacientët, të cilët do të dëshironin ta pranojnë, duhet të bëhen një serë analizash për atë nëse mund ta marrin.

Disa nga këto analiza bëhen në institucion, ndërsa disa në vend tjetër. Por tani për tani është hapur çështja se kush do të paguajë analizat. Prof.dr. Aleksandar Dimovski nga Fakulteti i Farmacisë është shprehur se vaksina nuk mund të analizohet në këtë institucion. Kryesisht, aty nuk ka laborator valid dhe të certifikuar për analizë të këtillë.

“Vaksina duhet të dërgohet në laborator të autorizuar të analizës”, shpjegon profesori.

Me kalimin e vitit të kaluar, kur u prit të arrijë vaksina, nga Agjencia e Barërave thanë se ata të cilët janë paraqitur për pranimin e vaksinës, janë pacientë me stadin e tretë ose të katërt të sëmundjes, ku nuk ka alternativë për terapi tjetër dhe më herët nuk kanë pranuar hemoterapi. Atëherë është pritur që analiza e saj të zgjatë rreth dhjetë ditë. Edhe kur arriti, vaksina është pritur që shpejtë të mbarojë analiza, por thuajse 10 muaj pas asaj ajo nuk jepet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori