LAJMI I FUNDIT:

Arritjet ia dedikoj kombit tim!

Arritjet ia dedikoj kombit tim!

Nobelisti shqiptar, Dr. Ferid Murati, te enjten u shpall qytetar nderi i komunës Çair të Shkupit, në një ceremoni të organizuar në ambientet e komunës.

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti theksoi se është nder i veçantë dhe një ngjarje historike që nobelisti shqiptar, Ferid Murati, shpallet qytetar nderi i kësaj komune.

Ai tha se ndjehet krenar që shqiptarët në Maqedoni kanë dy nobelistë, dr. Ferid Murati dhe Nënë Terezën. “Sot kemi dy ngjarje historike që shënojnë historinë e re të Çairit, shpallja e nobelistit tonë si qytetar nderi dhe emërimi i një bulevardi me emrin e këtij personaliteti të rrallë shqiptarë”, theksoi Mexhiti, raporton INA.


Nobelisti Murati në fjalën e tij theksoi se ndjehet i lumtur dhe krenar që gjendet në mesin e shqiptarëve në Shkup dhe në këtë ceremoni të veçantë të organizuar për nder të tij.

Ai theksoi se prindërit e tij nuk kanë qenë të arsimuar, por gjithmonë ata janë përkushtuar për arsimim dhe rëndësinë e tij. “Arritja ime është falë përkushtimit të familjes sime dhe këtë ia dedikoi atyre dhe kombit tim”, theksoi nobelisti shqiptar.

“Jam i lumtur se nga hulumtimet e mija u është ndihmuar dhe po i ndihmohet miliona njerëzve në mbarë rruzullin tokësor. Pra jam i lumtur me arritjet e mija dhe nuk kam ndërmend të pensionohem duke vazhduar të ardhmen me hulumtime profesionale”, theksoi Murati.

“Po bëhet hera e pestë që vij këtu dhe qëndroj shpesh në vendlindjen e prindërve të mi. Por kësaj radhe jam i impresionuar me ndryshimet që po ndodhin këtu, në Kosovë dhe Shqipëri. Shpresoj që në të ardhmen Ballkani do të jetë një mini-SHBA, por në të njëjtën mënyrë e integruar ashtu siç janë popujt në Amerikë. Të gjithë standard të mirë të jetesës dhe për këtë kanë të drejtë, por kjo do të zgjas një kohë”, tha ndër të tjera nobelisti shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori