LAJMI I FUNDIT:

Arsenali e nis keq

Arsenali e nis keq

Arsenali ka pësuar humbje prej 1-3 nga Aston Villa në Emirates, në xhiron e parë të Ligës Premier për sezonin 2013/2014.

Topçinjtë e filluan mrekullueshëm sfidën duke ardhur deri te goli i epërsisë me anë të Olivier Giroud (6’), por më pas gjërat shkuan keq.


Szczesny ndërhyri gabimisht në Agbonlahor për të shkaktuar penalti. Portieri mbrojti goditjen e Christian Bentekes nga pika e bardhë, por ai reagoi shpejtë për ta përmirësuar gabimin dhe për ta barazuar rezultatin (22’).

Me shifra identike u mbyll pjesa e parë, ndërsa edhe në pjesën e dytë Agbonlahor nxori një penalti. Kësaj radhe viktima ishte Koscielny që ndërhyri në të, megjithëse kjo penalti ishte e dyshimtë.

Benteke u tregua i saktë për ta përmbysur rezultatin (62’).

Për më keq, Laurent Koscielny mori edhe kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes së palejuar – përsëri në Agbonlahor.

Me inferiorit numerik në fushë, vendasit nuk mundën të bëjnë asgjë, për më shumë ata pranuan edhe një gol. Antonio Luna ishte realizues në debutimin e tij (85’). /Telegrafi/