LAJMI I FUNDIT:

Arsenali fiton lehtësisht ndaj Baselit, ashtu si PSG ndaj Ludogoretsit (Video)

Arsenali fiton lehtësisht ndaj Baselit, ashtu si PSG ndaj Ludogoretsit (Video)

Grupi A ka filluar të merr formën e parashikuar, pasi Arsenali dhe Paris Saint Germaini kanë fituar.

Topçinjtë fituan lehtësisht ndaj Baselit me rezultat 2-0, kurse PSG ndaj Ludogoretsit me rezultat 1-3.


Golat e vetëm në Emirates u shënuan nga Theo Walcott (7’ dhe 26’), të dy u asistuan nga Alexis Sanchez.

Në këtë takim nga minuta e parë për londinezët luajtën shqiptarët Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, ndërsa për kampionët zviceran, Taulant Xhaka.

Kurse takimi në Bullgari filloi me golin e vendasëve, pasi Natanael shënoi në minutën e 16-të, por Blaise Matuidi u përgjigj me gol në minutën 41-të dhe me rezultat 1-1 skuadrat shkuan në pushim.

Dy golat tjerë u shënuan nga Edison Cavani (56’ dhe 60’), goli i parë i uruguaianit u asistua nga Verratti i cili asistoi edhe te goli i parë, kurse i dyti nga Lucas.

Pas përfundimit të takimeve të dyta në Grupin A prin PSG me 4 pikë, po aq sa Arsenali. Kurse Ludogoretsi në vendin e tretë me një pikë, aq sa Basel i cili ka goldallim me të dobët. /Telegrafi/