LAJMI I FUNDIT:

Arsenali të transferojë Nanin?

Arsenali të transferojë Nanin?

Arsenali është duke u lidhur me një ofertë befasuese për yllin e Manchester United, Nani.

The Sun shkruan se anësori portugez është cak 20 milionë funtesh i Arsenalit.

Anësori nuk është duke gjetur një marrëveshje me Manchester United për vazhdimin e kontratës dhe mund të largohet nga Old Trafford muajin e ardhshëm.


Arsenali është duke kërkuar një zëvendësim kualitativ për Theo Walcott, i cili pritet të largohet nga Emirates muajin e ardhshëm.

United dëshiron më shumë se 14 milionë funte për Nanin sa ata i paguan Sporting Lisbonës në vitin 2007.

Zenit St Petersburg dhe Paris St Germain po ashtu e kanë përcjellë situatën e anësorit, por ai do të preferonte të mbetet në Ligën Premier. /Telegrafi/