LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja e vdekjes së Bud Spencer dhe fjalët e fundit të aktorit

Arsyeja e vdekjes së Bud Spencer dhe fjalët e fundit të aktorit

Giuseppe Pedersoli, djali i aktorit të famshëm Bud Spencer, ose Carlo Pedersoli, ka rrëfyer për humbjen e të atit në shtëpinë e tij, gjatë një interviste për Fanpage.it.

“Babai im kishte një forcë të madhe dhe humanizëm. Iku i qetë i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur. Ishte rrëzuar para disa kohësh në shtëpi dhe u shtrua në spital. Por kur u kthye në shtëpi u përkeqësua”, ka thënë ai.


Homazhet për gjigandin Bud Spencer do të mbahen në Romë, më 30 qershor në “Piazza del Popolo”, në kishën e artistëve, bazilika Santa Maria në Montesanto.

Ndërkohë nesër, do të priten vizita në shtëpinë e tij në Campidoglio, ku aktori humbi jetën në moshën 86 vjeçare.

“Faleminderit”! Ishte kjo fjala e fundit e aktorit shumë të dashur nga shqiptarët, Bud Spencer, i cili ndërroi jetë pasditen e djeshme. “Babai ndërroi jetë qetësisht rreth orës 18:15. Nuk vuajti, na kishte të gjithëve pranë. Fjala e tij e fundit ishte “Faleminderit””, deklaroi djali i tij, Giuseppe Pedersoli, një ditë më parë.

Bud Spencer lindi më 31 tetor 1929 në Napoli. Ai u kthye në një aktor italian të njohur dhe komedian, i cili ka luajtur për një kohë të gjatë filma komiko-aksion me aktorin e njohur italo-amerikan partnerin e tij Terence Hill.

Karriera e tij fillon në vitin 1951, por ajo më së shumti merr vrullë gjatë viteve 70-dhjeta kur së bashku me aktorin tjetër komik Mario Girott, por i njohur si Terence Hill, luajtën 20 filma të cilët ishin të pëlqyeshëm për publikun.