LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja pse aeroplanët ende mbajnë taketuke!

Arsyeja pse aeroplanët ende mbajnë taketuke!

Ju nuk mund të pi duhan në restorante, bare apo në punë më. Këtë tashmë të gjithë e dimë.

Por kur dikush bën një rrugëtim të gjatë dhe vonohet gjatë qëndrimit në tualet, ndonjëherë ju nuk mund mos pyesni veten: “pse ka ende një taketuke duhani atje?”


Dhe, siç shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, në aeroplan janë të vendosura edhe shenja që iu kujtojnë juve se nuk mund të pini duhan në një kuti metalike me presion të lartë në qiell.

Por pse?

Shkaku i shëndetit dhe sigurisë.

Ndërsa kjo është padyshim e paligjshme për të pirë duhan kudo në një aeroplan, Administrata Amerikane e Aviacionit Federal kërkon që të gjithë aeroplanët të kenë një taketuke në bord në rast se dikush ndezë një cigare dhe nuk ka ku ta ndalë atë.

Rregulli është realizuar pas një aksidenti ajror në vitin 1973 në një fluturim nga Rio de Zhanero për në Paris, kur një pasagjer hodhi duqin e cigares në një kazan plehrash në tualet, pas së cilës kabina ishte mbushur me tym dhe kishte detyruar pilotin të bënte një ulje emergjente, nga ku edhe vdiqën 123 veta. /Telegrafi/