LAJMI I FUNDIT:

“Art de Suisse”: Tradita shekullore pejane në orë e stoli, simbol i artit të orëve dhe stolive në Çeki

“Art de Suisse”: Tradita shekullore pejane në orë e stoli, simbol i artit të orëve dhe stolive në Çeki
  • “Art de Suisse”, një biznes i vërtetë familjar (nga e majta në të djathtë): Sami Sahatçiu, Agon Sahatçiu, Bajram Sahatçiu (ulur) dhe Naim Sahatçiu

Në vitin 1865, një familje shqiptare në Pejë, nis një biznes të rrallë për atë kohë: tregtinë me orë dhe riparimin e tyre. Kjo familje dhe kjo traditë e veçantë, sot është shembull pozitiv për tregun çek.

Bajram Sahatçiu, me tre djemtë e tij – Samiun, Naimin dhe Agonin – janë bërë temë e mediave të Perëndimit.


Ata kanë arritur suksese të mëdha në Republikën e Çekisë, meqë me mbiemrin e tyre ndërlidhen koleksionet luksoze të orëve dhe stolive në këtë shtet.

Agon Sahatciu_Page2

  • Mes tjerash, katalogu i kompanisë përmban orë dhe stoli të markave të njohura, si: Breguet, Hublot, Bovet, Zenith, Graff, Bvlgari…

“Art de Suisse” është kompania e këtyre pejanëve që ecin me kohën, e që me suksesin e tyre më mirë se kushdo tjetër kanë zbërthyet kuptimin e mbiemrit të tyre.

“Mbiemri ynë do të thotë ‘orëtar’”, ka thënë Agoni për European Buseness, që ka shkruar për traditën 150-vjeçare të kësaj familjeje në tregun e orëve e stolive, dhe faktin se “Art de Suisse” ka marrë përsipër barrën që artin e orëve dhe stolive ta sjell edhe në shtetin çek.

Kjo kompani e njohur tash operon me tri lokale luksoze, ndërsa shpejtë do të hapet i katërti në qytetin e turizmit dhe kulturës – Karlovy Vary.

“Art de Suisse” e Sahatçinjve, ambasadorëve të suksesit, ndjek përherë trendët e rinj dhe kërkesat e tregut. Falë traditës dhe përkushtimit, kjo kompani shquhet për besueshmërinë e madhe tek klientët, qofshin vendorë apo turistë të shumë në Çeki. Kjo përvojë do të pasqyrohet edhe në Karlovy Vary. /Telegrafi/

Agon Sahatciu_Page1