Art-politika
Para se të mendojmë për "autonominë e artit", ose ndikimin e sotshëm të politikës në art, ne duhet së pari të kthehemi disa hapa mbrapa në të kaluarën. Autonomia e artit është në fakt kategori e shoqërisë borgjeze të shekullit XVIII e më vonë. Para ardhjes së iluminizmit, të gjitha prodhimet artistike ishin në funksion të oborreve mbretërore, aristokracisë dhe Kishës. Krijimi i shoqërive borgjeze dhe forcimi i tyre sjell deri te krijimi i tregut për artistë, pasi që ata kishin dëshirë t’i kenë në pronësi artistët e sidomos veprat e tyre. Borgjezia i ka përdorur të gjitha këto profesione "të ngritura (mëdha)", si mjekët, juristët, shkencëtarët, artistët etj., për t’i hedhur së pari në treg dhe pastaj ata i kthyen në punëtorë të huazuar të tyre. Moment strukturor solli shekulli XIX dhe në fillim të shekullit XX me shfaqjen e “l’art pour-l’art”. Këtu arti fillon ta kuptojë veten si mall (Rrobe) dhe rreshtohet në institucionet e artit dhe të kulturës.
Arti nuk është shprehje, pasqyrim apo tregues real, madje edhe kur kemi përshtypjen se sjellja e individëve në vepra artistike është realitetit. Por, nuk është asgjë më tepër se një spontanitet në realitet, thotë një filozof i artit e muzikës. Pikërisht për shkak të këtij statusit të privilegjuar, relativisht autonomia e artit mund të krijojë një marrëdhënie me realitetin, edhe kur nuk lidhet direkt me këtë realitet. Nga kjo mund të konstatojmë se realiteti i vetëm, i cili na tregon artin, është realiteti ideologjik, edhe në qoftë se ne ende insistojnë në konceptin e artit autonom.
Përveç deputetëve dhe gjyqtarëve, të cilëve u garantohen të drejtat e veçanta – si mbrojtjen e imunitetit ligjor gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre – të drejta të veçanta kanë edhe disa profesione të tjera, si gazetarë, akademikë, artistë, si dhe disa grupe shoqërore. Ky është në thelb një privilegj i cili garanton lirinë e shprehjes artistike, si një formë e veçantë e fjalës së lirë.
Arti bashkëkohor duhet të mbështetet në të drejtat dhe lirinë e garantuar të njeriut, sepse ky është njëherësh edhe garanti për autonomin e tij në raport me politikën (e ashtuquajtura liria e shprehjes artistike). Në të njëjtën kohë duhet të përshtaten edhe në sistemin e të drejtave autoriale, i cili mbron të drejtat ekonomike të artistëve. Nga ana tjetër, artistët duhet vazhdimisht të luftojnë për autonomi në lidhje me sferën juridike, e cila tenton të juridikojë shoqërinë, edhe artet, përfshirë edhe të drejtën e artistëve që të përcaktojnë se çfarë është dhe çfarë nuk është art. Çështja është kjo: nëse arti dëshiron të jetë subversive, duhet të jetë kritik jo vetëm ndaj "shoqërisë", por edhe ndaj veprimeve të tij. Kjo çon deri në pikën ku ai dëshiron të fshijë një linjë imagjinare ndërmjet artit dhe jetës .
Politika aktuale sot është e ndikuar shumë nga ekonomia. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për artin. Politika është një produkt që ne e absorbojmë çdo ditë. Të mos jem shumë e gjerë në përgjigjen time, unë do të përmend vetëm një shembull që ilustron shumë mirë sistemin e cinizmit neo-liberalë. Kur disa vjet më parë Presidenti i Bankës Botërore vizitoi Slloveninë, u prit nga një grup i vogël i aktivistëve, të cilët në shenjë të "mikpritjes" hodhën vezë mbi të. Kështu, protokolli slloven kishte duart plot punë për t’i “pastruar” mysafirët e lartë. Pastaj vjen komenti i Presidentit të Bankës Botërore: "Ky është një tregues i lirisë së shoqërisë sllovene, ku njerëzit mund të shprehin lirshëm mendimet e tyre”. Paramendoni se çfarë është një cinizëm i shkëlqyer: Kryeministri i Qeverisë në mënyrë implicite falënderoi aktivistët për veprimin e tyre, sepse me këtë ata bën që Sllovenia të pozicionohet në mesin e vendeve më të zhvilluara demokratike.
Para veprimeve të tilla bie çdo art, çdo artist dhe krijues. Në këto rrethana mundësia e ndërhyrjes artistike është shumë e ngushtë, kur është fjala për kanibalizëm institucional. Pasoja përfundimtare e kësaj strategjie është se artistët duhet të bëjnë vetëcensurë dhe kështu të shpërdorojnë veprën e tyre artistike. Debati për ndikimin e politikës në art nuk mund të përkufizohet me një linjë të prerë dhe as të themi se ky është tregim i përfunduar.
Arti dhe politika janë si qeni dhe macja, pa marrë parasysh se sa të ndërlidhura dhe të mbështetura nga njëra tjetra janë (si kafshë shtëpiake). Në instancën e fundit secili duhet të vendosë nëse dëshiron të jetë njëra ose tjetra. Rëndësia politike është shumë më e gjerë se sa politika si një profesion, dhe e njëjta mund të thuhet edhe për artin. Çdo art bartë me vete një politikë të caktuar. Politika nuk është diçka jashtë artit!? Ajo është pjesë integrale e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi