LAJMI I FUNDIT:

Arta Bajrami flet për ndjenjën e të bërit nënë: Tani i kuptoj nënat shqiptare, janë heroina të vërteta

Arta Bajrami flet për ndjenjën e të bërit nënë: Tani i kuptoj nënat shqiptare, janë heroina të vërteta

Arta Bajrami, këngëtarja e njohur e skenës, është pa dyshim një nga zërat më të pëlqyer të ditëve të sotme. Karriera e saj filloi me zhanrin R&B, gjersa më vonë arriti me sukses të lëvrojë edhe në rryma të ndryshme. Baladat mbeten gjithmonë pika e saj e fortë… 

Tash e disa muaj, këngëtaren nuk kemi pasur mundësi ta shohim në ndonjë paraqitje para publikut, kjo për arsye se është bërë nënë për herë të dytë. Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Arta rrëfen për më të rejat e saj, karrierën dhe ndjenjën e të bërit nënë sërish.


Arta, e dimë tashmë që jeni bërë nënë për herë të dytë. Na trego pak si po ju ecën jeta familjare?

Kur je nënë e dy fëmijëve të vegjël, jeta ndryshon totalisht. Fëmijët kërkojnë shumë kohë dhe përkushtim. Unë nuk e di si ja kanë dalur gratë dikur kur bënin nga shtatë ose tetë fëmijë. Gratë shqiptare, nënat tona, janë vërtetë heroina.

A mund të na tregoni, pse keni vendosur ta pagëzoni djalin tuaj me emrin “Ideal-Morris Sekiraça”?

Emri ka qenë dëshirë e bashkëshortit tim. Ai mezi s’ka pritur të ketë një djalë dhe nuk iu kam përzier fare në përzgjedhjen e emrit, sepse më ka pëlqyer tepër.

arta

Na thuaj pak si qëndron Arta me punët e shtëpisë? A jeni një amvise e mirë?

Për punët e shtëpisë kam asistencë. Ndërsa për rritjen e fëmijëve dua të kujdesem personalisht. Ndihmohem nga vjehrra dhe mami, por rritjen dhe edukimin dua ta kem në dorë vet.

Tani që jeni më e angazhuar me jetën familjare? Kur presin fansat diçka të re nga ju?

Fansat e mi sigurisht që e kuptojnë angazhimin tim rreth familjes. Çdo femër në një fazë të jetës duhet t’i përkushtohet familjes, pavarësisht jetës së saj profesionale. Karriera në këtë fazë të jetës është në plan të dytë, por sapo të lirohem pak do kthehem fuqishëm me këngë të reja.

Ju njohin të gjithë si këngëtare e hiteve. Na tregoni pak për disa nga momentet tuaja më të suksesshme në karrierë?

Karriera ime ka arritur majat e saj disa herë, por për mendimin tim ka kulmuar me albumin “Chocolata”.

Keni qenë e para në Kosovë që ka startuar me R&B. A mendon se e gjeni veten më së miri tek ky zhanër?

Jam krenare që bashkë me bashkëpunëtorët e mi, atëbotë si Etno Engjujt, Don Arbas , Lyrical Son etj, sollëm rrymën R&B në regjionin e Ballkanit, dhe që rrugëtimin e nisur nga ne sot, po e vazhdojnë artistë të ri, duke bërë Kosovën çerdhen e muzikës moderne në këto treva.

arta kendon2

Një ndihmesë e madhe për punën është edhe vëllau juaj Don Arbas. Sa e ke të lehtë të punosh me të? A ndikon ai në shijet e tua muzikore?

Don Arbas më ka krijuar mua si artiste. Kontributi i tij në muzikën shqiptare është i pamohueshëm.

Arta, dikur jeni paraqitur edhe në festivale. Pse viteve të fundit jeni distancuar nga to?

Kush ka ndjekur festivalet dhe gjithë zhurmën që përcjell ato vitet e fundit, vjen në konkluzion se një artist i realizuar, nuk ka çka të kërkojë aty. Le të paraqiten artistë të ri që kanë nevojë për promovim.

Po Eurovizioni? A do të ishte një nga dëshirat e tua të mëdha që ta përfaqësoje një ditë Shqipërinë në festivalin evropian?

Edhe zgjedhja e këngës përfaqësuese për Eurovizion nuk ndodh ndryshe. Aty ku dihet fituesi para se të mbahet kompeticioni, nuk ka konkurrencë të drejtë, dhe nuk ka vend për Artën.

Çfarë mendimi keni për tregun tonë muzikor?

Një nga tregjet më konkurruese dhe më dinamike në Ballkan.

arta me tkuqe

Jeni shumë e lidhur me fansat në rrjetet sociale. Na trego pak sa shpesh komunikon me ta?

Varet nga koha që kam, por në facebook komunikoj shpesh. Ka periudha ku komunikoj çdo ditë, sidomos gjatë lansimeve të albumeve, por edhe tash po mundohem të jem sa më pranë tyre me një përshëndetje ditore përmes ndonjë kënge, i dua shumë, i përshëndes kudo që janë.

Nëse do të jepej shanca të bëje një bashkëpunim me një nga yjet botëror. Kush do të ishte ai?

Përpara kam patur disa por tani nuk kam ndonjë të preferuar. Ndoshta mosha e bën të vetën, ose ndoshta kualiteti nuk është ai që ishte dikur edhe tek yjet botëror. Thënë shkurt, nuk është se vdes për një karrierë internacionale.

Arta, faleminderit shumë që ishe në këtë intervistë. Çfarë porosie ke për lexuesit për fund?

Paqe dhe dashuri për krejt njerëzimin. Duani sa më shumë, urreni sa më pak ose hiç fare. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori