LAJMI I FUNDIT:

Arta Bunjaku-Agani zgjedhet drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës

Arta Bunjaku-Agani zgjedhet drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës

Pas gjashtë konkurseve është zgjedhur udhëheqësi i Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Arta Bunjaku-Agani është zgjedhur sot drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës, duke marrë më shumë pikë nga Këshilli Drejtues, raporton Koha Ditore.

Këshilli Drejtues e ka vlerësuar me më së shumti pikë Arta Bunjaku-Aganin në raport me dy kandidatët e tjerë, Arbresha Hoxha dhe Jeton Rexhepi.