LAJMI I FUNDIT:

Artikulli i korrikut 2006, që irritoi Shqipërinë e anglezët i bëri të qeshen: Toka që e harroi koha!

Artikulli i korrikut 2006, që irritoi Shqipërinë e anglezët i bëri të qeshen: Toka që e harroi koha!
Adrian Anthony Gill

Më 25 korrik 2006, Adrian Anthony Gill (A.A. Gill) – shkrimtar, kritik dhe vlerësues restorantesh për The Sunday Times – shkruan artikullin “Toka që e harroi koha”, që ka nxitur një valë shumë të madhe reagimesh në Shqipëri. Në fakt, stili i shkrimit i Gillit ka elemente pezhorative dhe shpesh poshtëruese, për çka ka pasë edhe ankesa për shkrime tjera. Artikullin të cilin Telegrafi do ta postojë më poshtë, është publikuar pas një vizite që ai e kishte bërë në Shqipëri. Ka edhe publicistë shqiptarë janë pajtuar me të, duke pasë parasysh realitetin jo të mirë në Shqipëri që prek pikërisht ky shkrim. Por, shumica, sidomos elita politike, kishte “dalë nga takti”. A.A. Gill që njihet për një stil unik të shkrimit, me këtë artikull i bërë shqiptarët vërtetë nervozë, por joshqiptarët të qeshin…

Një gjë që me gjasë kurrë as që do t’ju duhet ditur ndonjëherë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës quhet “Nëna Terezë”. Është e pamëshirshme që shqiptarët ta kenë emëruar pistën e tyre drejtë botës me emrin e gruas që u kishte ndihmuar njerëzve për të vdekur; por edhe me emrin e një katolikeje, në një shtet ku rreth 70 për qind janë myslimanë.


Nënë Tereza është i vetmi shqiptar i njohur botërisht – asnjë tjetër s’e njeh kush. Përderisa ecën pistës së Aeroportit, mund të vëresh disa aeroplanë te ‘Albatros Airways’ – pra, edhe një veçori e pashmangshme e shqiptarëve për të pagëzuar edhe aeroplanët e tyre me emrin e shpendit që edhe ndërkombëtarisht njihet si ndjellakeq dhe, i cili, mes tjerash, as që fluturon askund afër bregdetit të Adriatikut.

Secila fjali që brenda vetes përmban emrin Shqipëri s’ka mundësi të të mos bëj të qeshesh. Shqipëria është qesharake. Është një paradoks, një shtet i ‘Gilbert&Sullivan’, një Ruritani banditësh dhe hakmarrjesh, por edhe e një mbretërie nga shfaqjet për fëmijë.

Është një vend tragjik. Megjithëse, pikërisht kur të vije pjesa e tregimit kur do të duhej të qaje, ti mezi përmbahesh nga gazi. Fundja, edhe komiku më i pëlqyer në Shqipëri është Norman Wisdom, dhe atë në tërë vendin. Duket qesharake, edhe pse nuk është fare qesharak.

Kryeqyteti Tirana është një vend i rrallë, i bekuar me një Arkitekturë fashiste, por edhe komuniste. Ndërtesat e harxhuara të epokës komuniste mbështeten faqe për faqe me rrugët shosh prej gropave, sikur ndonjë tango autoritare mermeri e çimentoje.

Italianët, të cilët shquheshin me një arkitekturë të këndshme fashiste, ndërtuan ndërtesën futuriste klasike të universitetit të arteve dhe ndërtesat qeveritare, përderisa komunistët u morën me kremtimin e zhurmshëm të triumfit të punëtorëve dhe me ndërtimin e labirinteve të zymta me njolla shurre të ndërtesave ngjyrë hiri, në të cilat edhe u vendosën për banim punëtorët triumfues.

Një pjesë e Tiranës duket sikur një pjesë e qyteteve të vogla industriale të jugut të Italisë, e larmuar me pak pemë dhe me shumë kafene, ndërkohë që pjesa tjetër të ngjanë në Gaza, e copëtuar dhe e shkatërruar nga tendosja dhe rraskapitja e kolapsit urban.

Por, asnjëra nga këto gjëra nuk është ajo që vërehet e para. Gjëja e parë që të kap dhe të vret syrin, sikurse ndonjë mashtruese fëmijësh, është ngjyra. Apartamentet e zymta të dikurshme janë ngjyrosur me breza të gjerë dekorimesh të ndezura. Të ngjajnë në instilacione gjigante të mbulojave nga India Perëndimore. Ndërtesat shumëngjyrëshe ishin një ide brilante e kryebashkiakut të Tiranës. Një person ky për të cilin vendasit duket që mendojnë se është shkatërrues, por i inspiruar.

Kur, në vitin 1992, u shkatërrua versioni i veçantë i komunizmit hermetik në Shqipëri, ky i ri mendoi se, meqë s’kishte para për të bërë ndryshime të mëdha, dhe duke parë se kishte jetuar në një zymtësi mizore për 50 vjet, ndoshta perspektiva e gjërave mund të ndryshonte me një ngjyrosje të shpejtë. Me sa duket, punën e kryen me ngapak nga secila ngjyrë. Rezultati doli të jetë i dyfishtë, edhe inspirues edhe qesharak, por edhe tipik shqiptar. Mu sikur grimi i një klouni, me ngjyra që të tërheqin fillimisht, por edhe që të bëjnë të mendosh për zymtësinë që fshihet nën to.

Në një interval më të gjatë kohe, Shqipëria ka qenë gjithmonë vend i eksperimenteve politike, ekonomike e shoqërore. Shekullin e njëzet ajo e filloi si një shtet i nënshtruar i Perandorisë Otomane, kurse më vonë u shndërrua në një oborr lojërash për shuarjen e orekseve të të gjithë vendeve Ballkanike dhe Adriatike. Në një kohë a një tjetër, Shqipëria përjetoi shtat sulme armatash që po përpiqeshin të shkëputnin ndonjë copë të saj.

Një kohë të shkurtër ajo ishte një monarki e imponuar gjermane, e pastaj një protektorat austriak. Në vitin 1913, Traktati i Londrës ndryshoi kufijtë për të kënaqur orekset e Serbisë, Greqisë, Italisë, Austrisë dhe Rusisë, gjë që bëri që gjysma e shqiptarëve të jetojnë jashtë kufijve të shtetit të tyre, kryesisht në Kosovë.

Në Traktatin e Versajës, froni shqiptar iu ofrua CB FRY, një lojtari britanik kriketi, i cili ishte një model i përkryer muskujsh saqë ishte fotografuar lakuriq, por edhe oshte arsimuar në Oxford, ndërkohë që kishte përfunduar si drejtues i një shkolle të marinës, të njohur për mizorinë e saj – njësoj sikur edhe gruaja e tij sadiste.

E, pastaj shteti fitoi edhe mbretin Zog. Është vërtet vështirë të kuptosh historinë e Shqipërisë. Zogu ishte monarku i fundit i vetëshpallur evropian, por edhe një njeri kundrejt të cilit Charlie Chaplin dukej njeri serioz. Atij i pëlqenin operetat e lehta, uniformat e bardha të kusarëve dhe mustaqet prej dylli, ndërkohë që luante mesatarisht mirë edhe tango. Ai i inkurajoi italianët për të ardhur dhe ndërtuar rrugë dhe kafene. Lajmi i vetëm i keq ishte se me ‘italianët’ nënkuptohej Mussolini, kështu që Zogu u desh të mësyhej pas tyre dhe të sundonte nga hoteli Ritz.

Veç kësaj, italianët e humbën luftën kurse pushtetin e morën partizanët në duar, gjë që ka mund të jetë një gjë e mirë, sikur ata të mos udhëhiqeshin nga Enver Hoxha, Diktatori më i pazakonshëm komunist i epokës së luftës së ftohtë, një njeri me mizori të ashpër dhe me një paranojë të pakuptimtë, I cili vendosi se të vetmit dy aleatë të cilëve mund t’ju besonte ishin në pjesën tjetër të botës.

Miqtë e vetëm të Shqipërisë ishin Kuba dhe Kina, kështu që ajo me krenari u shndërrua në shtetin e vetëm maoistë të Evropës. Përfundimisht, dhe shumë kohë pasi që shumëkush tashmë posedonte kredit kartela dhe kartela telefoni, Hoxha u sëmur nga kanceri e vdiq, e së bashku me të iku edhe komunizmi kronik unik I tij.

Kështu, Shqipëria u mirëprit, nga Lufta e Ftohtë, në gjirin e ngrohtë të tregut të lirë. Ky do të mund të ishte një lajm i mirë, por, natyrisht, nuk doli i këtillë. Është një park në qendër të Tiranës, i ndërtuar nga punëtorët për nevojat e tyre. Ata gërmuan një liqe artificial, ndërtuan një amfiteatër, por edhe një kopsht të vogël zoologjik me një ari të çmendur brenda. Në të vihet nëse ecet përmes tualetit të pakontrolluar të pastrehëve, duke kaluar pranë busteve të prishura të heronjve shqiptarë dhe pranë varrezave të vogla dhe të pastra të ushtarëve britanikë.

Në livadhet me hije ka njerëz që kositin bari, ndërkohë që të rinjtë ulen në trungje drunjsh duke hapur sytë në të zbrazët. Përreth liqenit disa peshkojnë pa ndonjë elan, e pas tyre disa të tjerë qëndrojnë galuc dhe shikojnë. Grepi I peshkatarit është një pajisje e ish-shteteve komuniste. Si zëvendësim për ndonjë aktivitet, ajo paraqet një humbje të plotë të ditës, të cilën s’ke ndryshe si ta plotësosh. Disa pleq të ulur nën diell luajnë domino. Trupat e tyre të nxirë dhe përplot rrudha shkëlqejnë sikur këpuca të vjetra të lustruara. Të ulur në copa kartoni dhe në koçet e tyre të vuajtura të klasës së dytë, të cilat në botën komuniste akoma i kacavarin i një komplete atraktiv larjeje, dhe duke zgërdhirë edhe dhëmbët e tyre të shkatërruar nga bombat.

Këto janë vetëm disa flluska të gërryera nga treni i shkatërruar ekonomisë së kontrolluar, ndërkohë në vendet e punës dhe pensionet e tyre janë vetëm edhe një barsoletë e shkëlqyeshme shqiptare.

Një njeri, i cili dikur ishte profesor i historisë, derisa shikon përtej ujit në drejtim të pallateve ilegale të ndërtuara në parkun e punëtorëve, të tregon se në ç’mënyrë erdhi lajmi i mirë i kapitalizmit në Shqipëri: “Ne s’dinim asgjë për tregjet dhe paratë. Përnjëherë, të gjitha për ne ishin një risi, një mundësi dhe një konfuzion. Pastaj erdhën skemat piramidale. Keni dëgjuar për këto piramida? Ne i futëm paratë në to. Ata të kthenin paratë me vlerë disa herë më të madhe. I ktheje paratë përsëri prapa dhe përsëri fitoje shumëfish. Ishte i shkëlqyeshëm ky kapitalizmi. Magjik. Të gjithë vepronin kështu. Ndoshta 70-80 për qind e tërë shtetit. Njerëzit e linin punën për të jetuar jetën e mrekullueshme nga paratë e piramidave. Këto ishin dy vitet më të mira të jetës në Shqipëri. Pije, ushqim dhe të qeshura – të gjithë ishin të lumtur. Të gjithë kishin para të gatshme dhe shpresë”!

Ai pastaj u ndal dhe po e shikonte peshkatarin: “Por, e tëra ishte mashtrim. Të gjithë i humbën të gjitha, jo vetëm kursimet e tyre, por edhe shtëpitë dhe fermat, madje edhe huazuan para, e shtet nuk kishte që t’i mbronte. Ne tani kemi më pak se asgjë… Unë i kam humbur kursimet dhe punën. Nuk e kuptoj! Ti qesh. Ne ishim budallenj, po, por çfarë dinim ne për kapitalizmin? Ai ishte vetëm një përrallë për ne. Dhe kur e tëra përfundoi, njerëzit vrisnin veten, çmendeshin, grindeshin, bërtisnin dhe qanin, por edhe kërkonin hakmarrje. E kuptoni që shqiptarët kanë shumë, shumë… (sikur kërkonte fjalën e duhur) emocione të fuqishme”.

Shqipëria ishte një komb të humburish që po prisnin që të gjendeshin nga dikush, megjithëse këtë gjë nuk po e përjetonin mirë. Të gjitha që mendoni se i dini apo i kuptoni për Shqipërinë dhe shqiptarët duhet shikuar në relacion me atë se si ata arritën të bëhen ata që janë. Pas banditëve me piramida, Shqipëria shiti edhe të vetmen gjë që i kishte mbetur: popullin e vet. Ata morën në duar pasaportat dhe prisnin.

Momentalisht nëpër botë ka rreth katër milionë shqiptarë – pak më pak se sa numri i skocezëve. Tre milionë ende jetojnë në shtëpitë e veta, ndërsa një milion të tjerë punojnë jashtë shtetit – të shumtën këtë e bëjnë ilegalisht. Shqipëria është nyja e tregtisë së seksit në Evropë, duke kontrabanduar dhe ndërmjetësuar shitjen e vajzave nga Moldavia dhe Ukraina për në perëndim.

Thuhet se shqiptarët po ashtu drejtojnë edhe pjesën më të madhe të tregtisë me armë, dhe nga ta mund të blesh Kallashnikovin më të lirë të mundshëm. Ata janë Alfa dhe Omega e Mejhemit!

Pas shume vjetësh të të qënurit të mashtruar, të invaduar, të dhunuar dhe të gënjyer, shqiptarët ia kanë arritur mjaft mirë që të bëhen të frikshëm. Ata s’janë delikatë, nuk punojnë në përputhje me nevojat, nuk e kontrollojnë agresivitetin, e as nuk i maskojnë kërcënimet. Më është thënë se e kanë marrë përsipër edhe krimin në Milano – duke eksportuar krimin e organizuar në Itali, gjë që mund të krahasohet me shitjen e frigoriferëve eskimëve, apo me shitjen e rërës arabëve.

Në qendër të Tiranës ndodhet një zonë e njohur me emrin ‘Blloku’. Nën Hoxhën, në këtë zonë patrullonin vetëm ushtarët, dhe kjo zonë e shëndetshme ishte e mbyllur për popullin, meqë në të jetonin vetëm krerët e partisë. Sot ajo është shndërruar në një zonë shumë trendi për të rinjtë, me kafene, bare, kafeteri dhe klube, të cilat kanë mbushur të gjitha rrugët.

Pjesërisht, ajo duket si një pushimore evropiane, por sapo të kthehesh të sulmon zymtësia dhe pisllëku, me fëmijët që luajnë rrugëve dhe me pleqtë pa dhëmbë që qëndrojnë ulur nëpër ulëset anash, dhe që vështrojnë grafitet me porosi plot mllef.

Numri dhe proporcioni i të rinjve në Tiranë është një shok i vërtetë krahasuar me Evropën veriore. Ky është një vend të rinjsh – aty familjet janë të mëdha dhe të gjithë vazhdojnë të jetojnë së bashku, andaj u duhet të dalin përjashta.

Kafenetë në Bllok janë përplot me adoleshentë, kolektivisht të quajtur ‘studentë’, edhe pse kjo më shumë si një vokacion, sepse atje ka shumë pak punë për të cilën u duhet studiuar. Rrugët janë të ngadalshme, por përplot me vetura të mëdha: BMW, Porsche ‘Cayennes’, Range Rovers, Humvee dhe Benz – natyrisht, të gjitha të vjedhura në Gjermani apo Itali.

Të rinjtë rrinë kot dhe ushtrojnë dukjen e tyre sa më të ashpër, ndërsa fëmijët përleshen mes vete. Dallimi mes këtyre fëmijëve dhe fqinjëve të tyre në Itali apo Greqi është në dukje. Pa ndonjë mund të madh e vëren se studentët shqiptarë nuk e kanë shoqin si të rinjtë – më së keqi të veshur në tërë botën perëndimore. Ata janë të obsesionuar me firma të shtrenjta dhe me emra kreatorësh, por e tëra që mund t’ia lejojnë vetes janë vetëm disa lecka kronike qesharake dhe falsifikate të tregut. Dyqanet janë përplot me veshje e mallra absurde, me logo përmasash të mëdha të ngjitura në to, ndërkohë që fëmijët veshin mallrat e tilla me një ndjenjë mospërfilljeje, dhe që të gjithë të ngjajnë në personazhe nga ndonjë strup komik në kërkim të ndonjë shfaqjeje.

Shqiptarët për nga natyra janë njerëz modestë. Ende mund të shohësh gra të moshuara me veshje tradicionale fshati, por të rinjtë janë këmbëngulës që të kenë një dukje sa më evropiane – e kjo do të thotë ‘seksi’. Ka mjaft vajza me flokë të zbardhura, me fund disa-centimetërsh, dhe me gjinj përjashta. Ato luajnë rolin e të dashurave të gangsterëve, megjithëse e tërë kjo pamje shumë më tepër të ngjanë në ndonjë produksion shkollor të ‘Guys and Dolls’.

Burrat kanë një pamje të çuditshme, dhe – duhet thënë – shumë joatraktive, me trikot e tyre aq të hapura saqë të ngjanë në pjesë të sipërme të bikinive.

Shqiptarët janë të shkurtër dhe me fytyra të qelbura, me një trup të ngjeshur dhe me puçrra, dhe me këmbë sa të lakuara sikurse të kuajve nga Shetlandi. Momenti im i preferuar i modës ishte atëherë kur një njeri me moshë mesatare me mustaqe të tipit ‘Village People’ dhe me një krekosje sikur të bretkut ‘Hobbit’, kishte veshur një triko pa mëngë, në të cilën shkruante: Big Balls (K… të mëdha).

Gjuha shqipe është një nga ato gjuhë që s’kanë ngjashmëri me asnjë tjetër, përveç se ka nja gjashtë shkronja shtesë. Thuhet se është e pamundur të mësohet edhe pas një viti apo dy. Gjithashtu, thonë se ka një theks shumë të vështirë. Fakti që askush pos shqiptarëve s’mund ta flas, e bën atë një gjuhë kodi të kriminelëve, megjithëse nga ana tjetër, ajo është një gjuhë edhe fonetikisht shumë qesharake. Për shembull, fjala që përdoret për “for sale” është: “shitet”, ndërsa peshkut nacional “carp”, i thuhet “krap”.

Shkova në një bar në brendësi të një bodrumi që ishte i specializuar për muzikën ‘death-metal’. Kjo, më në fund nënkuptonte se edhe shqiptarët mund të ecin kah duhet. E gjeta një vend afër nënës së daullistit, përndryshe një grua krenare nga fshati që po e shikonte djalin e saj përderisa epileptikisht po qëllonte mbi timpanet e veshëve tanë, i shoqëruar edhe me anëtarët tjerë të grupit ‘Clockwork Psycho Sodomy Gore’. Ndërkaq, në ‘Groovy Tirana’ mund të shijoje kokteje të shërbyera nga barmeni, në stilin e tij ‘alla -Tom Cruise’, derisa qëndroje në mesin e një grupi vajzash gazmore me gjokse të rënda. Të gjitha këto imitime, e tërë kjo kulturë ‘dua të bëhem’ e të rinjve, po shpaguhet me paratë e atyre që paratë e tyre i sjellin nga jashtë.

Ekonomia e Shqipërisë është pronë e ‘Western Union’, por edhe e dritave të kuqe të Audive, ulëset e të cilëve janë të mbushura me para të dyshimta. Shumica e tyre nga krimi, por edhe nga paraja e mundimshme e fituar nga emigrantët e ndryshëm e të padukshëm që bëjnë punët e rënda nëpër tregjet e zeza. Dhe, megjithëse ato grumbullohen pak nga pak, ato janë paratë e fituara më së vështiri në Evropë.

Më është thënë vazhdimisht që të jem i kujdesshëm nga hajdutët e xhepave dhe nga plaçkitësit nëpër zonat e lëna pas dore. Gjatë vitesh, kam arritur të zhvilloj shqisën e gjashtë të frikës qoftë edhe në shenjat më të vogla të telashes, por në Tiranë dukej si një vend mjaft i sigurt nëse dukesh i rrezikshëm. Ka shumë pak të dehur rrugëve, edhe pse ata pinin me bollëk. Droga e vetme duket të jetë një lloj i marihuanës vendore dhe, meqë ky është kryeqyteti i importit për Evropë, nuk kishte asnjë klub vallëzimi apo dyqan pornografie. Madje, rrugëve të Tiranës nuk mund të gjesh asnjë prostitute. Të ngjante sikur nëse dëshiron të gjesh një oktopod në Skoci – të gjitha tashmë janë eksportuar nga atje.

Shqipëria mban bindshëm rekordin për trafikun më të keq se cilido shtet tjetër perëndimor dhe akoma asnjë shqiptarë nuk e vendos rripin e sigurisë, duke e konsideruar këtë gjë si simptomën e parë të homoseksualitetit pasiv. Duke vozitur veturën në veri të Tiranës, përveç rrugëve të shkatërruara, syri të zë një tërësi ndërtimesh pa leje dhe pa asnjë arkitekturë të mirëfilltë. Periferitë janë shndërruar në vende ku kanë mbirë me dhjetëra restorante dhe bare, por pa klientë, por edhe shumë shtëpi fshati pa kanalizim, ujë, rrymë apo banorë.

Industria e vetme e madhe në Shqipëri është ajo e pastrimit të parave, megjithëse edhe ndërtimtaria paraqet rrugën më të shpejtë të shndërrimit të së keqes në virtyt. Mund të shohësh me mijëra ndërtime pa kulm dhe xhama mbi të cilat ironikisht valëvitet flamuri shqiptar, i cili me plotë të drejtë, ka dy krerë që shikojnë në dy drejtime njëkohësisht. Malet paraqesin një peizazh të tarracave dhe pyjeve të populluara rrallë me fshatarë, të cilët akoma sanën e presin me drapër, dhe të cilët ende ngrehin plugjet e drunjtë përderisa gratë e tyre hedhin farën nga shporta. Të duket sikur i shikon pllakatet e ‘Ringjalljes’ nga Bertolt Brechti.

Fshatrat e vogla qëndrojnë mbi luginat e larta; ku familjet e gjera jetojnë në katin e parë të shtëpive prej gurit dhe lloçit. Në katin përdhes jetojnë kafshët shtëpiake dhe kuajt për tërheqje. Hardhitë mbulojnë muret; pulat dhe fëmijët kërcejnë nëpër baltë; qentë lidhen me zinxhir për hunj të kolibeve; pulat vojse qëndrojnë nën mullar të sanës; femrat gatuajnë bukën në furra me drunjë. Ne për drekë na u ofrua një qengj i pjekur, djathë deleje, domate dhe qershi të freskëta nga pema. Tërë livadhet përreth janë përplot me lule; dëgjoheshin zogjtë dhe turtulleshat; breshkat lëviznin ngadalë; gomarët po i ofshanin rrjedhshëm njëri tjetrit. Kjo është ndjenja më e përafërt që ndonjëri nga ne mund ta ketë pasur lidhur me jetën e Evropës në shekullin e XVI-të, por meqë të jetuarit në shekullin VXI gjatë shekullit të XXI-të nuk paraqet edhe ndonjë opsion aq të mençur. Këtë e dinë madje edhe njerëzit nga shekulli i XVI-të.

Kështu, shteti po zbrazet, ndërsa fshatarët ia mësyjnë qytetit për të provuar që të shtien në dorë sadopak para të dorës së dytë. Në tërë Shqipërinë ka përplot bunkerë çimentoje, ndërtime të rënda që kundërmojnë myk dhe erë të rëndë. Ato i sheh nëpër kodra, por edhe nëpër kopshte fshatarësh. Ka me miliona. Hoxha nisi me ndërtimin e bunkerëve në fund të luftës dhe ata u shndërruan në një obsesion jetësor të tij, që shtetit i kushtoi shtrenjtë për zhvillimin e tij. Bunkerët u ndërtuan në bazë të një plani koherent luftarak. Kurrë s’do të kishte numër aq të madh ushtarësh që të mbusheshin; ata thjesht mbetën vetëm një shprehje e mosbesimit dhe frikës. Shqipëria gjithnjë ishte e rrethuar me armiq, por ishte e ndarë edhe përbrenda saj. S’ka besim në këtë peizazh: është ky një vend i hakmarrjes dhe i gjakmarrjes.

Akoma ka familje këtu në të cilat meshkujt e frikësuar kurrë nuk e lëshojnë shtëpinë e tyre pa xhama, dhe ku foshnjat meshkuj lindin për të vdekur. Rregullat e të qënurit “në gjak” janë shkruar në shekullin e XV-të, në Kanunin e Lekë Dukagjinit, përndryshe një doracak antik i vrasjes. Kjo është një nga arsyet përse shqiptarët janë aq të mirë në krimin e organizuar. Dallimet religjioze s’janë gjë në krahasim me nderin antik të familjeve; të gjitha janë dytësore kundrejt nderit familjar dhe fitimit të parave. Të gjitha tjerat falen për të mbështetur këto dyja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori