LAJMI I FUNDIT:

Artistët besojnë në kualifikimin e Kombëtares në fazën tjetër

Artistët besojnë në kualifikimin e Kombëtares në fazën tjetër

“Euro2016” do të mbahet mend gjatë nga gjithë shqiptarët sepse për herë të parë Shqipëria merr pjesë në një garë të tillë sporti.

Deri më tani, Kombëtarja shqiptare ka realizuar dy ndeshje futbollistike, e para ishte me Zvicrën e cila përfundoi me fitore të kombëtares zvicerane kurse loja e dytë ishte me Francën e cila fatkeqësisht përfundoi me rezultat 2 me 0 për shtetin francez.


Shqipëria të dielën do të përballet me Rumaninë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Kjo është ndeshje vendimtare për Shqipërinë dhe vetëm fitorja do të linte Kombëtaren Shqiptare në garë për të kaluar fazën grupore.

E për këtë ndeshje, optimist janë disa nga këngëtarët shqiptarë. Indeksonline ka kontaktuar me disa nga këngëtarët që njihen si tifozë të flakët të Kombëtares, të cilët kanë shprehur pritshmërinë e tyre dhe kanë dhënë mendimet për rezultatin e mundshëm me të cilin do të përfundonte ndeshja.

Blero Muharremi

“Nëse Shqipëria e luan lojën që e ka luajtur kundër Francës do të fitoj kundrejt Rumanisë edhe pse varet nga vendet e treta nga grupet tjera pasi që janë katër ekipe në vendet e treta në grupet e tjera që munden me shku pasi që këtë vit ka ndërruar formati i evropianit por besoj që 50 me 50 përqind, Shqipëria shkon nëse fiton me Rumaninë nëse ekipet e vendeve të treta nuk fitojnë ose luajnë më dobët. Sa i përket rezultatit, po besoj që Shqipëria fiton me rezultat 2 me 0” ka thënë Blero.

Dafina Dauti

“Jam e dëshpëruar nga dy lojat e para pasi që ndonëse lojtarët kanë dhënë maksimumin e tyre në fushë, rezultati nuk ishte në favorin tonë. Mendoj që Shqipëria fiton të paktën edhe me një rezultat minimal” janë fjalët e Dafinës.

Genc Prelvukaj

“Shqipërinë e shohim gjithmonë me emocion të madh andaj vështire se mund të jemi realistë në parashikim. Unë jam optimist për ndeshjen e fundit edhe pse nga ana tjetër mendoj se është jashtëzakonisht vështirë. Nëse fitojmë atëherë do të duhej të ishte me rezultat minimal. Por pavarësisht se a do te kalojë apo jo fazën grupore Shqipëria ka marrë fitoren e saj me vete pjesëmarrjen” ka theksuar Genci.

Aurela Gaçe

“Shqipëria ka fituar me prezencën e saj në këtë evropian pasi që ka treguar se di të luaj mirë se ka një tifozeri të edukuar dhe kemi treguar fytyrën tonë të vërtetë që ndoshta shumë shtete nuk e kanë njohur. Pres fitore sikurse gjithë shqiptarët, dua shumë të shpërblehet djersa, gjithë ajo dashuri që kanë dhënë në fushë. Për rezultat nuk mund të jap ndonjë shifër pasi që në fushë mund të ndodh gjithçka dhe nuk e di nëse fati do të jetë në anën tonë” ka shtuar Aurela.

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori